Në një moment kur kinezët janë në qendër të vëmendjes së gjithë botës për shkak të koronavirusit që është përhapur, kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me këtë komunitet në Tiranë na prezanton me kinezin më simpatik në Shqipëri, që e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai thotë se e quajnë Ylli dhe është çun pazari. "Çun tirone, çun pazari. Bashkë me shokun tim Yllin përshëndesim të gjithë tironsit" shkruan Veliaj në postimin që e shoqëron me videon. Shqiptarja.com mëson se kinezi me emrin Ylli, banon në zonën e Astirit prej vitesh dhe është guidë turistike për kinezët në kryeqytetin shqiptar.
Takimi me komunitetin kinez i kryebashkiakut ishte dhe per te shprehur solidaritet dhe per t'u distancuar nga akte diskriminimi ndaj ketij komuniteti kudo ne bote, pas lajmeve mbi koronavirusin. Ne Shqiperi nuk ka asnje te prekur.
Biseda mes kryebashkiakut dhe kinezit
Erion Veliaj: Ju prezantoj tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë
Kinezi: Përshëndetje të gjithë tironsit e vjetër kudo që ndodhen
Erion Veliaj: Si e ke emrin?
Kinezi: Ylli
Erion Veliaj: Ca çuni je ti more?
Kinezi: Çun tirone, çun pazari
Bashkia e Tiranës dhe ambasada Kineze sot organizuan pritje për komunitetin kinez që jeton në kryeqytetin shqiptar. “Tirana është themeluar mbi parimet e një qyteti të hapur dhe jo të paragjykimit”. Me këto fjalë iu drejtua sot, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komunitetit kinez që jeton e punon prej vitesh në kryeqytetin shqiptar, të cilët kohët e fundit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, po shihen disi me skepticizëm. Bashkia e Tiranës,
“Ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë takim me njeri-tjetrin sepse unë besoj që Tirana jonë është themeluar mbi parimet e të qenit një qytet i hapur, i pranimit dhe i dijes, jo një qytet i injorancës dhe i paragjykimit. Kemi shumë çifte kinezo-shqiptare, ndaj gëzohem shumë që ju shoh këtu. Shumë prej jush jeni votues, taksapagues dhe rezidentë këtu, jeni martuar me njëri-tjetrin, kemi fëmijë shqiptaro-kinezë; nuk jeni rreziku ynë. Rreziku ynë është injoranca dhe po të luftojmë injorancën me të njëjtin zell dhe me të njëjtën histeri që japim fake neës, do ishim një komb i paparë. Injoranca është e vetmja gjë që na lë pas, që na përçan, që na futet si pykë në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe duhet t’i them çdo kinezi që jeton në Tiranë: Siç është qyteti im, është edhe qyteti juaj. Siç është qyteti i djalit tim, është edhe qyteti i djemve tuaj”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Ai kujtoi edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës në vitin 1920, Ismail Ndroqin. “Durrësi ishte i pushtuar dhe u desh një njeri me mendje dhe zemër të hapur, që përfaqësonte një mentalitet të hapur, për t’i thënë qeverisë: Eja në Tiranë, qoftë edhe përkohësisht, sa të kemi një rrugë më të sigurt drejt Durrësit, çka më pas nuk ndodhi kurrë dhe qeveria qëndroi përgjithmonë në Tiranë! Pinjolli i tij, Shefqet Ndroqi, emrin e të cilit mban sot spitali i sëmundjeve të mushkërive në Sauk, ka qenë ndoshta mjeku më guximtar që luftoi tuberkulozin në Shqipëri, Më shumë sesa një mjek, ai ishte një misionar sepse kur lufton një sëmundje, një epidemi, diçka përtej përmasave të një njeriu të vetëm, duhet të jesh patjetër misionar. Nëse ne do të themi: O den-baba-den, o këtu nuk futesh dot, s’do ishim 1 milionë sot. E filluam me 10 mijë në kohën e Ismail Ndroqit dhe sot jemi bërë 1 milionë. Nuk njëqindfishohet një qytet që nuk është i hapur, që s’ka mendje dhe zemër të hapur. Ndaj e kisha shumë të rëndësishme këtë takim sot, një drekë kinezo-shqiptare, për të treguar se Tirana është një qytet i hapur”, nënvizoi Veliaj.
Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding sipas njoftimit të zyrës së shtypit të bashkisë u shpreh se në Tiranë qytetarët po shprehin solidaritet me Kinën dhe mbështetje në luftimin e epidemisë. “Jam i bindur se Tirana do të ecë akoma më përpara me qytetarët e saj kaq të edukuar. Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, titull që ajo e meriton. Tërmeti i 26 nëntorit solli shumë dëme të mëdha për Shqipërinë, e megjithëse Kina është në një situatë të vështirë në luftën kundër epidemisë, do të vazhdojmë të japim ndihmë për planin e rindërtimit”, tha ai.
Veliaj tha se në Shqipëri, siç respektojmë çdo vendas, duhet të respektojmë edhe çdo shtetas që mund të ketë zbritur nga avioni përpara një dite dhe ka vendosur të themelojë këtu familjen e tij, biznesin, të ardhmen. “Nëse e mbushim mendjen me dije e njohuri, kuptojmë se paranoja nuk ka vend në qytetin tone, as paragjykimet nuk kanë vend në qytetin tonë. Kjo nuk është një sëmundje gjenetike, nuk është një sëmundje me pigmentin e ngjyrës së lëkurës, kjo nuk është një sëmundje me lakimin e formës së syve. Këto janë të gjitha produkte të injorancës. Kjo është një sëmundje që, si çdo epidemi tjetër, psh gripi sezonal, nëse tregojmë higjienë maksimale, lajmë duart, ziejmë perimet, nëse gatuajmë me kujdes, mund të përballohet. Për Tiranën jo vetëm që s’ka vend për histeri, por ka vend për solidaritet dhe mirëkuptim, ka vend për mendje të hapur dhe informacion”, sqaroi ai.
Pergjigje malokut,si mund të flasësh për tironsit ku ti erdhe me pantallona pa te brendshme dhe tironsit te hapen deren pa asnje lloj interesi. Sa per rebelizëm dhe ato derdellitjet e tjera maj per vete sepse tirona dhe komplet shqipnia e mesme shquhen per vlera modestie trimrie dhe mencurie duke mos harru qe i është ardh ne ndihme si jugut ne luft me grekun ashtu dhe veriut ne luft me serbin.pastaj dyert për çamët dhe kosovarët po kjo trevë i hapi. Zotnjote tokat tuaja nuk i ke prek atje ku i ke ndersa ne tiron,durres.kavaj.apo shijak je fut si ne moll te babes. Ta dhash pergjigjen ne baze te frymës perverse dhe tradhtare qe perdor. Në fund shprehja e Hafiz Ibrahim Dalliu Shqypnia e ton shqiptarve.
PërgjigjuLali mos harro qe ne baze te ligjit 93/2015 mbi turizmin dihet qe cdo guide shqiptare apo e huaj qe ushtron profesionin duhet te jete e certifikuar nga Ministria e Turizmit. Kshu ti Lali Eri bashke me kte Çun Lain e Tirones se taksat ti kerkon 1me1 ti dhe me gjobe madje
PërgjigjuO eriono o yll bote,,
Përgjigjuishalla po e pi nje korona me kinezin o lal. dhe shpetojm te gjith nga ti, nga betoni jot, nga rrjepja qytetareve dhe nga "rrota" bicikletes
PërgjigjuHahaha po se gjen gje ate
Ky eshte tmeresisht i rrezikshem. Shikoni ca propogande ben, sa kontravers eshte, vete takon kinezet ne kulmin e situates vetem e vetem per propogande. I papare, sot punon per qellimet e tij pas 20 vitesh. Rrezik kombetar perben ky njeri.
Përgjigjusot ja pershtati sa per ti bere qejfin lali erit, por kur dha intervisten para 2 javesh, foli gjuhen letrare ky kinezi dhe s'kishte aspak lidhje me dialektin gabel qe flasin tironsit... tironsit shajne dhe ofendojne gjithmone cdo krahine, katundar ky, malok ai etj... por s'ka me katundar dhe me malpk sesa tironsit, te trashe, dembela, pijanece, llafazane, kultura -0, me ate dialekt qe shemtojne dhe deformojne gjuhen shqipe, narcizista, racista etj... historikisht njihen per brekushe, qofte dhe raki
PërgjigjuPo ty mër malok të kan qi grun tironcit
Ore sa frym kinez ka tirana?
Përgjigju