Jim Himes dhe Erion Veliaj

Politikë

Erion Veliaj takon kongresmenin amerikan Jim Himes: Diskutuam për zhvillimin e Tiranës

30 Qershor 2021, 11:47| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 12:11

  • Share

‘Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’ ka qenë fokusi i diskutimit mes Erion Veliajt dhe kongresmenin amerikan, Jim Himes. Kryebashkiaku Veliaj në një psotim në ‘Facebook’ vlerëson marrëdhëniet SHBA-BE duke shtuar se ndikon në progresin e projekteve për të rinjtë.

"I lumtur që u takova me Kongresmenin e Connecticut-it, Jim Himes, për të ndarë së bashku zhvillimin e Tiranës në prag të ‘Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’. Në të kaluarën, marrëdhëniet transatlantike US-EU ishin jetike për të rinjtë, por sot ato janë edhe më të rëndësishme!", shkruan Veliaj.

Erion Veliaj është në një vizitë në Amerikë. Ditën e djeshme ai kishte një takim me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë John Withers.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?