Në një botë ku rrjetet sociale shpesh shërbejnë më së shumti për argëtim, Erisa Kalapo ka zgjedhur t’i përdorë ato për të ndërtuar një biznes të vogël, por plot pasion. Gjatë paradites, ajo është asistente në një zyrë avokatie, ndërsa pasdite, i përkushtohet artit të krijimit të qirinjve dekorativë.
"Ka vetëm një vit që kam nisur të krijoj dhe të shes online qirinj. Pas përfundimit të studimeve vendosa ta kthej pasionin në një biznes", shprehet Erisa Kalapo.
Ajo beson se rrjetet sociale janë mjeti më i fuqishëm për të promovuar punën e për të rritur shitjet, megjithatë edhe pjesëmarrja në panaire është një mundësi më shumë
“Instagrami edhe TikTok-u me ndihmon të gjejë klientët të rinj dhe të promovoj punën time. Megjithatë ne këmi një grup ku informojmë njëri tjetrin edhe për panairet", tregon Erisa.
Erisa thotë se i blenë të gjitha produktet e krijimtarisë online.
“Çdo gjë që më nevojitet për krijimin e qirinjve e blej online dhe sigurohem që të jenë 100% organike. Përdor produkte të bazuara në sojë, të cilat janë ekologjike dhe kanë një aromë të këndshme”, shpjegon ajo.
Pavarësisht se biznesi i saj është ende i ri, shija që lë puna e saj te klientët është motivimi më i madh.
Mesazhi i 24-vjeçares për të gjithë bashkëmoshatarët e saj është që mbi të gjitha të ndjekin pasionin...
Komente

Kjo qënka artiste....janë kush do të punoi se si çan në jetë....shumicën i gjen nëpër lokale duke pirë bar..
Përgjigju