Erisa Xhixho: Qeveria e ka kthyer vendin në Kolumbi të Evropës, të rinjtë shqiptarë bien pre e përdorimit të drogës! Tërhiquni nga ligji kanabisit

22 Shtator 2023, 11:58| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 13:08

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka dhënë sot një deklaratë për shtyp për arsimin. Xhixho thotë se për shkak të qe qeverisjes, në shkolla po tregtohet drogë dhe se sa vjen edhe shtohet fenomeni i shpopullimit.

“Arsimi sot është më i rrënuar se kurrë.  Shpopullimi i ka zbrazur shkollat e sistemit parauniversitar, këtë vit mungojnë mbi 2 mijë nxënës në bankat e shkollës.

Sikur të mos mjaftonte sistemi me 1001 e probleme, shumë larg edhe standardeve te rajonit, e sikur të mos mjaftonin pamundësitë financiare të prindërve,  prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkollës. 

Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit. Por pyetja qe shtrohet sot nga te gjithë është: Kush e shkaktoi këtë situatë alarmante ne mjediset arsimore shqiptare?

Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit.

Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës ,por është mbi te gjitha pasoje e kësaj qeverie qe jo vetëm nuk e dekurajoi, por frymëzoi bandat e drogës ne vend.”- tha Xhixho.

Ndër të tjera, Xhixho shton se nëse qeveria do të kisghte realisht një luftë me drogën, nuk do të aprovonte ligjin e kanabisit mjekësor.

“Kjo qeveri që e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës nuk e ka shkëputur asnjëherë. Droga ka pushtuar qeverisjen e vendit dhe fondet publike prej vitesh.

Jeta dhe shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë është sot në rrezik!  

Në këto kushte, nëse vërtet kjo maxhorance do e kishte te vërtetë luftën me drogën te marri një vendim sot, te tërheqin urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.”- thotë Xhixho.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • klodi: 22/09/2023 13:59

    ik o erisa o gerrdupe u bone ti me fol per rinine

    Përgjigju
  • Bledi: 22/09/2023 13:58

    Pupupu sa e shpifur je

    Përgjigju
  • Henri: 22/09/2023 13:58

    Po ik mi ti e deshtuar

    Përgjigju
  • Alesio: 22/09/2023 13:38

    Erisa xhixho nje politikane e deshtur qe kerkon vemendje me akuza te kota turp te kesh sepse nuk mundeni te beni dicka tjeter vetem te shpifni.

    Përgjigju
  • Klea: 22/09/2023 12:51

    Te rinjte shqiptare po marrin vemendjen me te madhe nga qeveria Rama dhe te gjitha endrrat e tyre po i plotesohen

    Përgjigju
  • Jonela: 22/09/2023 12:50

    Se ka llumera te opozites akoma ne vend do dalin fjale te tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?