Erjon Bogdani dhe Vedat Muriqi

Sport

Erjon Bogdani golashënuesi më i mirë i Kombëtares me 18 gola, Vedat Muriqi te Kosova kap shifrën e 31 realizimeve

25 Mars, 14:58| Përditesimi: 25 Mars, 15:01

  • Share

Fitorja kundër Islandës në dy takimet e Ligës së Kombeve bëri që Kosova e futbollit nga edicioni i ri të jetë pjesë e Ligës B, një arritje kjo e rëndësishme për "Dardanët".

Një dorë në këtë sukses të tijve ia dha edhe Vedat Muriqi, sulmuesi që është pjesë e Mallorcas në La Liga të Spanjës dhe vlen 8 milionë euro në treg. "Pirati" shënoi tre gola në sfidën e 23 marsit dhe e dërgon në 31 numrin total që ka shënuar me fanellën e Kosovës. Veç golave, Muriqi ka asistuar edhe në shtatë raste duke qenë pikë reference në sulm.

Sa për krahasim, megjithëse ekipi kombëtar i Shqipërisë ka më shumë vite aktivitet, golashëuesi më i mirë i kuqezinjve mbetet Erjon Bogdani me 18 gola dhe një asist. "Bogu" prej 2013 është tërhequr nga futbolli.

Duket se problemi më i madh te Shqipëria është golashënuesi, ndërsa Muriqi ia ka zgjidhur këtë telash Kosovës.

Krahasimi:

Erjon Bogdani 18 gola në 75 ndeshje me Shqipërinë

Vedat Muriqi 31 gola në 56 ndeshje me Kosovën

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?