Foto: Erjon Braçe dhe situata me plehrat në Selitë

Politikë

Erjon Braçe denoncon situatën me plehrat në Selitë: Janë në derë të qendrës shëndetësore, tmerr! Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë nuk lëvizin qimen e flokut

25 Korrik, 15:35| Përditesimi: 25 Korrik, 15:39

  • Share

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh.

Deputeti Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik.

Denoncimi i deputetit Erjon Braçe:

Dita 3 - Selitë, lagjia e qendrës;

Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!

Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!

Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/07/2025 04:41

    Z.Brace,vapa nuk i ka zene dhe qimen e flokut e levizin por jo per pleherat e Selites,por per te prishur pallatin e kongreseve e te japin leje per kulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?