Deputeti Erjon Braçe

Kronikë

Erjon Braçe i drejtohet Ramës: Ja kategoritë që duhen përjashtuar nga taksa në Rrugën e Kombit

4 Prill 2018, 13:58| Përditesimi: 4 Prill 2018, 14:00

  • Share

Pas deklaratës në Komisionin e Ekonomisë se disa kategori duhet të përjashtohen nga taksa në Rrugën e Kombit, deputeti socialist, Erjon Braçe, ka treguar se për cilat kategori bëhet fjalë.

Braçe shkruan në ‘Facebook’ se i ka kërkuar ministrit të Financave dhe qeverisë të përjashtojë nga kjo taksë banorët e zonës rreth autostradës në Kukës, autobusët dhe mjetet e tjera të transportit publik, mjetet që përdoren nga shtetas që janë para e tetraplegjikë.

"Ne dhe nevojtarët në Kukës, propozime që bëjnë punë! Sot, ne komisionin per Ekonomine dhe Financat ne Kuvend, une dhe koleget e mi deputete, kerkuam nga ministri i Financave e Ekonomise dhe Qeveria:

1- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, banoreve te zones rreth autostrades ne Kukes qe, per nevoja te shkuarjes ne shtepite e tyre apo te perdorimit te pronave te tyre, ju duhet te hyjne e te levizin ne autostrade.

2- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, autobuseve dhe mjeteve te tjera qe kryejne transportin publik te banoreve te zones duke levizur ne autostrade.

3- Mundesine e perjashtimit nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges per, mjetet qe perdoren nga shtetas qe jane para e tetraplegjike.

4- Adresimin e qarte dhe konkret te fondit te kompesimit tek autoritete te besueshme, me qellim perdorimin e ketij fondi vetem per njerez qe preken nga vendosja e Tarifes se Perdorimit te rruges.

5- Auditimin e plote te ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash-Morine, posacerisht auditimin e demit te shkaktuar ne vitin 2009 ne tunelin e Thirres- hapur para kohe per nevoja politike, informimin e komisionit rreth ketij auditimi dhe kallezimin e cdo pergjegjesi per demin e rezultuar.

VO: Do i lutesha cdo perdoruesi ne media, te jete korrekt e te mos spekuloje me tituj politike rreth gjithe sa me siper. Vetem politike si duhet kujt ne kete rast e ne Kukes.

Po ua them edhe kuksianeve qe jane ne nevoje; Politika e PD e LSI-vendimmarres ne rastin tuaj, nuk u zgjidh hallin e kalimit ne rruge, thjesht po kerkon tu perdore per qellimin e saj unik e politik: Pushtetin!!"

Erjon Braçe, deputet i PS

Komento

Komente

  • Hyrija: 05/04/2018 01:59

    O Brace po harxhon frymen kot jeni shume antipatik per popullin ti Spiropali dhe Balla qe jeni gajdja e PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?