Andi Koci dhe Erjon Brace

Sport

Erjon Braçe: Ja sistemi kriminal, gjyqtari Andi Koçi llogaritar në një prej zyrtarëve të FSHF

25 Prill 2018, 16:36| Përditesimi: 25 Prill 2018, 16:59

  • Share

Pas akuzës që gjyqtari Andi Koçi bëri në drejtim të deputetit Erjon Braçe, duke pretenduar se ky i fundit e ka goditur me çakmak pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Skënderbeu, ka reaguar deputeti përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar skandalin e radhës të FSHF-së. Ja çfarë shkruan deputeti Erjon Braçe:

SHIHNI CFARE TURPI!

Andi Koci llogaritar ne biznesin e nje prej zyrtareve te FSHF ne pronen e FSHF!

Ja sistemi kriminal i Armand Dukes!

Kam patur gjithnje interes te di se cfare bejne ne jeten tjeter, ate pertej arbitrimit, gjyqtaret qe arbitrojne garat e Superliges, pune e cila i ka bere kaq pa integritet, dinjitet, te perdorur deri shkaterrim te nje gare, paracaktim te saj.

Kurre nuk jam marre te mesoj per kete; mbase inati ka dale te nesermen dhe kam harruar. Por Andi Koci me shty te mos harroj kete here.

Ne vitin 2013-te, FSHF-biznesi personal i Armand Dukes, i ka dhene ne perdorim njerit prej nepunesve te saj atekohe, me rroge tani e ka te kontraktuar, kompleksin stervitor te ekipeve kombetare ne Kamez.

Ai e ka edhe sot per nje qellim te mire mbase, Akademi Futbolli por me pagese per femijet e te rinjte dhe, qira per FSHF.

Andi Koci-gjyqtar ne garat e futbollit te organizuara nga po e njejta FSHF eshte llogaritar i ketij "biznesi jo fitimprures". Mu deshen pak minuta te mengjesit te sotem per te mesuar kete fakt! Provat i kam une!

E kuptoni? FSHF-biznes personal i Armand Dukes, merr para nga UEFA dhe nderton kompleksin stervitor te ekipeve kombetare, ja jep me qira njerit prej punonjesve te saj atekohe e aktualisht dhe, ky, merr llogaritar ne kete "biznes jo fitimprures", Andi Kocin- gjyqtarin qe duhet te jete teresisht i paanshem dhe i pandikueshemne gjykimet e tij te garave nga FSHF!

A ka me skandal se kaq?! Urdheroni e me thoni!

Ky njeri qe paguhet ne kete menyre nga nje prej zyrtareve te FSHF, a mund te jete jashte ndikimit te saj ne gjykim? Ndikim them une, urdherim eshte troc!

E kuptoni se nga vijne gabimet e Andi Kocit sipas atij planit te hartuar nga Armand Duka, ekzekutuar nga Ilir Shulku e sipas te cilit dihet kampioni, vendi i dyte, i trete, kush bie nga Superliga, kush fiton Kupen e Shqiperise?!

E kane te punesuar keta, Duka dhe nepunesit e tij, i kane rrogen ne dore keta, 
e kushtezojne keta!

Ky eshte Sistemi! Eshte kriminal sa s'ka ku te shkoje me!

Andi Koci shkruante sot se nuk e kuptonte clloj njeriu isha une! Natyrisht, do ishte fyerje per mua te me kuptoj ky, nje arbiter pjese e nje sistemi kriminal qe paravendos garat, tallet me djersen e futbollisteve ne fushe,  pasionin e njerezve ne stadium, miliona te tjereve para ekranit, thjesht dhe vetem sepse paguahet ne jeten tjeter-ate pertej arbitrimit,  po nga zyrtaret e FSHF!

Ky sistem kriminal duhet shkaterruar!

Erjon Braçe

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?