Politikë

Erjon Braçe kap mat qytetarin me parkim pa leje në Tiranë: Pse ju merr lekët banorëve? (DEBATI ME VIDEO)

12 Gusht, 11:51| Përditesimi: 12 Gusht, 11:56

  • Share

Tiranë - Deputeti socialist Erjon Braçe është një nga më aktivët në terren dhe në rrjete sociale për të denoncuar zaptimin e hapësirave publike në Tiranë, në zonën që ai mbulon, njësinë 5.

Disa kohë më parë ai denoncoi zaptimin e një hapësire publike pranë shkollës At Zef Pllumi, që shfrytëzohej paligjshmërisht për parkim kundrejt pagesës.

Pas denoncimit të tij fillestar, hapësira u çlirua dhe ju rikthye qytetarëve.

Por, duket se është zaptuar përsëri. Gardhet rrethues janë bërë të lëvizshëm dhe hiqen për të lejuar makinat të futen në parkim, e më pas vendosen sërish (në formë trau).

“Unë pretendova që këtu ne hoqëm parkimin. Por banorët mendojnë ndryshe. Urdhro. Ja çfarë ka bërë zotëria prapë. Këtu në darkë ka makina”, thotë deputeti Braçe në Instagram.

Deputeti Erjon Braçe e ka denoncuar me zë dhe figurë këtë fenomen, duke kapur në flagrancë qytetarin që shfrytëzon pa të drejtë dhe kundrejt pagesës hapësirën publike si parkim privat.

Erjon Braçe e ka filmuar të gjithë debatin me qytetarin që i merr para një zonje për ta lejuar të parkojë makinën në hapësirën publike, të cilën e shfrytëzon privatisht dhe paligjshmërisht.

Erjon Braçe: Pse ja merr lekët asaj? Për çfarë ja merr lekët asaj? Ajo parkon aty në rrugë...Ti për çfarë ja merr lekët? Ai vendi aty çfarë është? Po këtë pse e ke hequr?

Qytetari që mban parkingun: Nuk e kam hequr unë o vlla. Nuk e kam hequr unë, e ka hequr makina, i ka ra makina.

Erjon Braçe: I ka rënë makina?

Qytetari që mban parkingun: Po.

Erjon Braçe: Dhe ti ju merr lekët?

Qytetari që mban parkingun: Çfarë lekësh po marr mo vlla?

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • tini: 12/08/2025 13:20

    rrihe qenin.....

    Përgjigju
  • Qytetar: 12/08/2025 13:20

    Ka vdekur shteti... mire tani kalove ti si deputet dhe I fole atij mutit po ne vone te tjera si I behet hallit ? E kuptoni ne ca niveli jeni katandisur si shtet ku cdo njeri ngul nje hu gardhi dhe thote eshte prona ime e ben dhe parkim privat. Turp vend mutiii!

    Përgjigju
  • Xha Temja: 12/08/2025 13:14

    Vetem shoku Enver ishte ustai i ketij populli.

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2025 13:12

    Populli dele te dali e te denoncoje ti qisi syte… Se vetem flasim ne kafe..

    Përgjigju
  • jon: 12/08/2025 12:43

    Është shumë e vërtetë shikoni te rrugët e bllokut se çfar bëhet është tmerr ka persona të rrezikshëm gjobvënës për parkime,policia bashkiake është në gjumë...

    Përgjigju
    • arjani: 12/08/2025 14:07

      o shoku aty nbllok dalin ato gabelt dhe pse ti pagu me sms 1ore parkimin duhet me i dhon dhe gabelit naj lek dhe nqs si jep kur te kthehesh e ke makinen e gervishtme

    • Diku: 12/08/2025 13:18

      Policia bashtiake merr pergjindjen e saj mos u shqeteso per ate jan te lidhura gjerat mire.

  • Lui: 12/08/2025 12:02

    E shikoni që këta vetëm me burg bëhen njerëz? She Shqipëria vetëm me burgim bëhet e civilizuar pak a shumë si Europa..?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?