Ministria e Drejtesise

Erion Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

20 Qershor, 13:53| Përditesimi: 20 Qershor, 14:27

  • Share

Erion Çaka është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Emërimi u bë me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

'Erion Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat. Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj' informoi sot zyra e shtypit e kësaj ministrie.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?