Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj akuza të reja për Federatën e Peshëngritjes: S'më kanë regjistruar në Kupën e Botës, pikët vlejnë për Olimpiadën

23 Shkurt, 11:24| Përditesimi: 23 Shkurt, 11:25

  • Share

Erkand Qerimaj vijon me akuzat për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe kreun e saj, Elez Gjoza. Kampioni i shtangës ka bërë sërish një reagim në kanalet e komunikimit duke thënë se FSHP nuk e ka regjistruar në Kupën e Botës që do zhvillohet në Tajlandë, turne që vlen për pikët e nevojshme për në Lojërat Olimpike të Parisit.

Shkodrani, njësoj si në akuzat e para thotë se kreu i FSHP merr familjen për turizëm në aktivitetet e peshëngritjes, kjo me lekët e institucionit.

"Skandali i Federatës VIJON duke mos më regjistruar në Kupën e Botës në Tailand për kualfikimin në Lojërat Olimpike të Parisit. Në peshën që kisha kërkuar që në Janar disa herë me sms.

Edhe në këtë moment nuk figuroj i regjistruar. Me siguri nuk ka dashur që unë të shkoj. Debati nisi për këtë. Si duket unë që çoj flamurin kuqezi dhe sjell medalje duhet të rri në shtëpi! Sepse Presidenti duhet të marrë familjarët për turizëm në vende të bukura si Tailanda, Katar, Kuba, Arabia, për turizëm me lekët e Federatës e Shtetit, taksapaguesve.

Përsa i përket deklaratës që ka bërë i ka të gjitha gënjeshtra se kur gënjen shumë fillon i beson edhe vetë. Kush e njeh e di, s'ka person që ka takuar e të mos ta ketë gënjyer nja 5 herë minimumi...", shkruan Qerimaj.

Kujtojmë se për akuzat e para, Federata e Peshëngritjes i ka mohuar dhe ka thënë se do i drejtohet gjykatës për shpifje. Megjithëse shtanga i dhuroi Shqipërisë tri medalje të argjendta në Europianin e një jave më parë, akuzat dhe reagimet në këtë institucion vijojnë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?