Erkand Qerimaj

'Luftë' me arbitrat, tërbimi i Qerimajt sjell medaljen e katërt për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

2 Korrik 2022, 19:10| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 20:00

  • Share

ALGJERI- Me ‘dhunë’, por me qëllimin për të marrë të drejtën që i takonte, peshëngritësi Erkand Qerimaj, ka fituar medaljen e argjendtë në Lojrat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri. Shkodrani i cili garoi në kategorinë 73 kilogramë, në stilin e shkëputjes, gaboi në dy provat e para me 148 kilogramë. Në provën e tretë provoi 149 dhe fillimisht 2 nga 3 arbitrat e konsideruan të gabuar.

Kjo shkaktoi një zemërim të sportistit, por edhe të gjithë delegacionit shqiptar në Oran, të cilët protestuan ashpër. Madje për Qerimajn u desh ndërhyrja e ‘security-t’ pasi peshëngritësi ishte mëse i inatosur. Pasi ripanë provën arbitrat vendosën ta konsideronin të rregullt, duke e bërë Erkandin medalistin e katërt të Shqipërisë në Lojrat Mesdhetare.

Mirëpo dashakeqësia e tyre bëri që Qerimaj të tërhiqej në stilin e shtytjes dhe për rrjedhojë nuk garoi në dygarësh. Kjo nuk është hera e parë që një sportist shqiptar tërhiqet nga gara për shkak të vendimeve të gabuara të arbitrave. Dy ditë më parë boksieri Alban Beqiri u tërhoq nga gara duke parë vendimet tendencioze. Jo vetëm Shqipëria, por shumë shtete janë ankuar për vendimet e arbitrave, pasi mungojnë europianët dhe ata atje janë të prirur për të ndihmuar sportistët afrikanë.

Gjithsesi medalja tregon një formë të shkëlqyer për Qerimaj, i cili një muaj më parë mori medaljen e artë në shkëputje duke u shpallur kampion Europe në këtë disiplinë.

Kjo është medalja e katërt e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në në garën 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë. Luiza Gega bëri një paraqitje shumë të mirë duke vendosur një rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.

Gjithashtu medalje të artë mori edhe mundësi Zelimkhan Abakarov që u shpall kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Ndërsa një medalje të tretë bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev. Ky është edicioni i 19-të i lojrave mesdhetare. 3500 atletë nga 26 shtete te mesdheut do të garojnë në Oran të Algjerisë për 244 medalje në 24 sporte të ndryshme. 

Ora 19:49
Veliaj uron Erkand Qerimajn për medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare: Go Tirana

Një ditë pas Luiza Gegës, e cila fitoi medaljen e artë ne 3000 metra me pengesa, Erkand Qerimaj i ka dhuruar sot Shqipërisë medaljen e katërt në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Kampioni i Europës i cili mori medaljen e Argjendtë në Algjeri në stilin e shkëputjes, u urua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Go Albaniaaa, go Tiranaaaa! Medalje e Argjendtë për Erkandin tonë,” – shkruan Veliaj krah fotove të peshëngritësit që ngriti sërish lart flamurin shqiptar në “Oran 2022”.

Kjo është medalja e katërt e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në garën 3000 metra me pengesa. Gjithashtu medalje të artë mori edhe mundësi Zelimkhan Abakarov që u shpall kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Ndërsa një medalje të tretë bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.

Ora 19:36
Nuk donin ti quanin provën, Qerimaj tërbohet me arbitrat! Shkodrani merr me ‘dhunë’ medaljen (VIDEO)

 

Erkand Qerimaj, fituesi i medaljes së katërt për Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri, është tërbuar me arbitrat në provën e tretë në shkëputje. Peshëngritësi që garon në kategorinë 73 kilogramë humbi dy provat e para me 148 kilogramë, ndërsa në të tretën provoi 149.

Qerimaj arriti ta fiksonte shtangën, por për arbitrat fillimisht ishte e kundërta. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër të shkodranit të cilën e mbajtën vetëm forcat ‘security’ për të mos shkatuar ndonjë incident. Këmbëngulje e gjatë duket ‘frikësoi’ arbitrat të cilët më në fund e quajtën provën dhe Qerimaj mori medaljen e argjendtë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tana i ban: 03/07/2022 01:55

    Me kjen Shkodran tana i ban del dhe kampion Bravo I qoftë talent dhe pune e stervitje

    Përgjigju
  • Shkodran i fort: 02/07/2022 22:11

    Bravo erkand qerimaj diftoje vedin qe je burr shkodran dhe sportist i mir , atybe arabve dreqit

    Përgjigju
  • Shkodrani: 02/07/2022 20:34

    Pse me "Go Tirana" nqs Qerimaj eshte shkodran?

    Përgjigju
    • Shqiptari: 04/07/2022 13:14

      A ty te lumt goja sa bukur e the. Shendet.

    • www.youngtribune.com: 04/07/2022 02:50

      Shkodran apo Tirons pak rendesi ka. Erkand Qerimaj na boni te gjitheve krenar se jemi SHQIPTAR.Tung

    • Shqiptari: 03/07/2022 13:22

      O Demi, nuk ka njeri gjo me Shkodren se po' te ishte per qytet, Durresi eshte I vetmi ne shqiperi qe ka qene, eshte dhe do te jete, I ka te gjitha, edhe Shkodra jote e ka pare gjthmone nga larg kete qytet. Po si Tirons qe jam, duhet me qene objektiv, vjen me siguri Tirona pastaj te tjerat, per shqiperine eshte e Para edhe se probleme ja sa te dush. Shkodra fatejeqsisht per te, eshte e varfer. Shnet plako.

    • Demi: 03/07/2022 09:45

      Kush e njef tiranen mund te thuash se Shkodra ka qene qytet kur ne tirane kish veç mushkonja.

    • Shqiptari: 02/07/2022 22:42

      Po Erkandi perfaqeson shqiperine, jo shkodren, kush e njef shkodren?? Pastaj pjesa me e madhe e popullsise qendron ne tirarne, durres dhe pjesen e myzeqese-vlore, ne shkoder kush shkon me jetu?? Max ate te malsise se madhe.. Prandaj Goo Tironaaa..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?