Analisti Erl Murati thotë për Report Tv se do ishte absurde nëse Sali Berisha do t’i linte partinë Argita Berishës, vajzës së tij. Murati thotë se do ishte paradoks që ish-kryeministri ta kthente partinë në pjesë të trashëgimisë biologjike. Ndërsa sa i përket Argita Berishës, u shpreh se ajo nuk ka karrierë politike për ta merituar atë vend, aq sa mund të kenë të tjera figura në PD që kanë kontribuuar për vite me radhë.
“Nuk ka asgjë negative që një anëtare e PD e vjetër si Argita të mbajë fjalim në Kuvend, do ishte e pakuptueshme, absurde dhe paradoks që Berisha të vendoste ti lindte PD, ta bënte pjesë të trashëgimisë biologjike. Jemi në demokraci, dhe funksionon vota dhe karriera politike. Me gjithë respektin për Argita Malltezin si pedagoge, ajo s’ka të njëjtën karriere politike siç kanë mjaft figura të tjera brenda PD. Nuk besoj që marrëzia do arrijë deri në këtë pikë që ta trashëgojë brenda familjes, por nëse do e bëjë do ishte lëvizje e dëshpëruar”, tha Murati për ‘Sot Live në Shqipëri’.
Lajmi kryesor:
Erl Murati: Berishës do i shtrëngohet masa në ‘arrest shtëpie’! Opozita duhet të ndahet nga ai, nuk është më e ardhmja e PD
SI.E.//ReportTv.al