TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mhilli ka nisur një eksperiencë të re, sërish në lidhje me politikën. Ajo ka zbuluar se do të angazhohet në një format analize politike, duke lënë të kuptuar se në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jetë krah ish- kryeministrit Sali Berisha.
“Të dashur miq! Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj të jetë një kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.
E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë çdo ditë, mirë, shumë mire, pëlqyeshëm a më pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me të cilin ndajmë të njëjtat shqetësime. Dhe kjo vjen në funksion te një projekti të ri, gjithnjë në komunikim me publikun”, shkruan Mhilli .