Ermali dhe Arjana

VIP & Spektakël

Ermal Fejzullahu zgjedh ishujt Maldive për të pushuar me familjen

8 Janar 2020, 15:13| Përditesimi: 8 Janar 2020, 15:18

  • Share

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka zgjedhur të kalojë disa pushime në mes të diellit, në këto ditë të ftohta që kanë pushtuar Europën.

Dubai është vendi i pushtuar më së shumti nga vipat shqiptarë dhe botërorë, por këngëtari ka zgjedhur një vend tjetër.

Së bashku me familjen e tij, është nisur drejt ishujve Maldive dhe këtë e mësuam nga postimet që ka bërë në Instagram.

Ai e nisi vitin e ri në këtë vend ekzotik dhe përrallor.

Kujtojmë që është i martuar me Arjanën dhe të dy janë prindër të katër fëmijëve.

Postimi i Ermalit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?