Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

VIP & Spektakël

Ermal Mamaqi zbulon vendndodhjen e Elvana Gjatës: Mua më nxjerr gjithmonë keq (Foto)

14 Janar 2019, 16:42| Përditesimi: 14 Janar 2019, 16:51

  • Share

Ermal Mamaqi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku tregfon detaje mbi vendodhjen e këngëtares shqiptare Elvana Gjata. Moderatori shihet krah një fotografi dhe stilistit të njohur, Valdrin Sahiti. “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata që vetëm mua më nxjerr keq,”- shkruan Ermali krahas fotos që është shkrepur në Kosovë në studion e Valdrin Sahitit për promon e filmit më të ri “2 gisht mjaltë”.

Kjo gjë tregon se Elvana ndodhet në Kosovë, ose fotoja është shkrepur para disa muajsh. Gjithsesi moderatori është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë tashmë. Një nga arsyet mund të jenë edhe komentet e shumta mbi këngëtaren.

Postimi i Ermal Mamaqit

Mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, në lokalin “Monopol” në zemër të Ish-Bllokut në kryeqytet, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana gjata, por në mënyrë ekskluziveReport Tv” siguroi dëshminë e Gjatës, e cila hodhi dritë mbi një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?