Ermal Meta

Sport

Ermal Meta gati për hapin e madh, Sampdoria tenton talentin e Tiranës

28 Janar, 14:42| Përditesimi: 28 Janar, 14:44

  • Share

ITALI - Ermal Meta është objektivi i Sampdorias në Serie B. Mediet italiane bëjnë me dije se talenti 19-vjeçar i Tiranës është "pikasur" nga Dorianët dhe mund të bashkohet me ekipin në këtë afat kalimtar të janarit.

I dalë nga shkolla sportive e Tiranës, Meta është një shkatërrues në mesin e fushës, ndërsa këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke asistuar në një rast.

1.101 minutat në fushë nuk janë rastësi dhe Meta mund të bëjë kapërcimin e madh përtej Adriatikut, aty ku "kolonia" e futbollistëve shqiptarë sa vjen e shtohet.

Për t'u theksuar se Meta është pjesë e Shpresave U-21 dhe ka besimin e trajnerit Alban Bushi.

Në Itali janë bërë kurioz edhe për emrin dhe mbiemrin e tij, i cili është i njëjtë me këngëtarin fierak që ka bërë famë në Itali, Ermal Meta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?