Ermal Pacaj për Report Tv: Shëngjini gati për turistët, presim udhëzimin për kontratat me biznesin për hapësirat! 20% e plazhit publike

27 Maj 2020, 13:19| Përditesimi: 27 Maj 2020, 16:59

  • Share

Nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj u shpreh për Report Tv se përgatitjet po ecin me shpejtësi dhe se para datës 10 qershor do të jenë gati për të pritur turistët. Dy janë objektivat e bashkisë, tha Pacaj, pastërtia dhe hapësirat publike që do të jenë 20%. 

Problem është lidhja e kontratave me bizneset private për shfrytëzimin e vijës bregdetare, pasi ende nuk ka një udhëzues nga ministria, por që deri në datë 10 qershor pritet që gjithcka të jetë e mbyllur edhe në këtë aspekt.

"Shëngjini do të jetë gati para sezonit edhe para datës 10 qershor. Ne po presim udhëzimet për të bërë implementimin për shezlonet. Nuk jemi të vonuar, por në kohë. Pandemia ka bërë efektin e saj, por po punojmë për të kapur tempin. Kemi 30 mijë shtretër, 13 mijë dhoma akomoduese. Sipas VKM-së cdo stacion duhet të ketë të paktën 20% hapësirë publike.

Pastërtia, kullat e vrojtimit janë parashikuar, kemi shtuar 20 punonjës vetëm për pastërtinë. Ne kemi dy sfida, pastërtia dhe plazhi publik. Duhet të kemi 20% plazh publik. Presim një dokument, një draft apo udhëzim për distancat. Mund të rishikojmë paketën fiskale për bizneset për t'i ndihmuar për shkak të COVID-it. Lezha nuk ofron vetëm plazh, duhet të vizitohet patjetër" tha Ermal Pacaj.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me fqinjët dhe vetëm hotelet dhe pas 10 qershorit plazhet për të gjithë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 28/05/2020 00:34

    PUNONI REREN ,,MOS E LINI SI CIMENTO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?