Ermir Grezda promovon kolanën artistike: Turizmi kulturor s’bëhet vetëm me male, duhen skulptura

9 Tetor 2018, 18:55| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 19:37

  • Share

Ermir Grezda i përket brezit të artistëve të pas viteve ’70. Në 22 vite të jetës së tij ka punuar në Galerinë Kombëtar të Arteve. Por, ekspozitën në prag të 70-vjetorit të lindjes dhe promovimin e albumit e bën në kopshtin e një hoteli privat në Tiranë. Të gjitha veprat e tij, kanë në qendër figurën njerëzore, edhe veçmas secila prej tyre ka një histori më vete, që ka të bëjë me jetën, bukurinë edhe dashurinë.

Për kamerën e “Report Tv” skulptori Ermir Grezda rrëfen se përse ka zgjedhur si hapësirë për të ekspozuar veprat e tij në një kopsht hoteli dhe jo në një galeri

Janë plot 28 vite që ne kemi bërë sakrifica në këtë moment demokratik të ndryshimit, por në lidhje me artin është bërë pak, ose shumë pak. Ky vend ka njerëz shumë të talentuar, por organizimi dhe përkujdesja e kulturës në këto vite për ta, sepse natyrisht që në vitet e para nuk e prisnim se ishin probleme të tjera, por pedagogët e mi nuk u hapet vendi në Galerinë Kombëtare të Arteve. Po ashtu edhe unë që punova nga viti ’70, deri në vitin 1992 kam bërë këto vitet e fundit tre apo katër kërkesa për të prezantuar krijimtarinë e viteve të fundit. Shpresova, që në këtë 70-vjetor të lindjes unë duke pritur për në GKA më vjen një përgjigje, që nuk kam se çfarë shpjegimi t’i jap.  “Ju vlerësojmë, por për arsye të padijshme GKA nuk ka mundësi”. dhe hap ekspozita të ashtuquajtura të artit konetemporan, unë artin kontemporan e vlerësoj, por nuk është çështja për të mos përkrahur talentet e rinj. Përgjigjja ishte negative, prandaj unë pata mundësinë që këtu të shpalos këtë ekspozitë në këtë fund krijimtari. Prandaj nuk kam sjell skulptura”.

Ermir Grezda, skulptor

Në qendër të krijimtarisë suaj ne shikojmë njeriun, përse kjo zgjedhje?

Qëkur mbarova Akademinë e Arteve iu drejtova skulpturës së parkut pas disa udhëtimeve, sepse shihja që skulptura jeton nëpër ambiente, në parqe. Ne kemi parqe shumë të bukur, turizmi kulturor s’bëhet vetëm me male, por ende nuk ka nisur që skulpturat të gjejnë vend. Prandaj gjej një moment të ngrohtë në këtë kopsht të bukur.

Ermir Grezda, skulptor

Vend të rëndësishëm zë edhe figura e gruas, veçmas e nënës

Me trajtimin e figurës së nënës edhe të bukurisë së femrës shqiptare jam marrë që në rinin time, kam pas bërë shumë bocete, derisa arrita për të realizuar skulpturën “Nëna dhe fëmija”. E bëj këtë, sepse nëna bën sakrifica të paimagjinueshme ndaj fëmijës, ndaj krijesës së saj të dashur, mundohet që ta edukojë. Është një qenie sublime që ka njerëzimi.

Ermir Grezda, skulptor

Por, sa i vlerësuar ndihet si artist nga politikat e Ministrisë së Kulturës?

Jo unë, por edhe shumë kolegë, në tentativat që kemi bërë disa herë për projekte, për ekspozita kolektive,asnjëherë nuk na është dhënë një mundësi. Unë kam udhëtuar në këto 25 vite në shumë qytete edhe shoh që artistë, piktorët edhe skulptorët tanë, veprat e tyre nuk ekspozohen. Piktura ka fatin që të ekspozohen në galerinë FAP dhe në Muze, dy qendrat që u hapin derën artistëve, ndërsa skulptura ka një mori çështjesh teknike, që nuk e favorizojnë.

Ermir Grezda, skulptor

Veprat që nuk e patën fatin të shfaqeshin para publikut qëndrojnë në studion e artistit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?