Ermonela Felaj

Politikë

Felaj mesazh lamtumire pas 4 mandateve si deputete: Iu bashkova PS me atributin e profesionalizimit, mësova të bëhem njësh me socialistët e vërtetë

4 Korrik, 07:30| Përditesimi: 4 Korrik, 07:36

  • Share

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj ka përcjellë një mesazh lamtumire pas seancës së fundit që u mbajt në Kuvend.

Në një reagim në rrjete sociale, Felaj, e cila nuk arriti ta “rinovonte” mandatin e deputetes më 11 maj, shkruan se ndihet më e plotësuar se kur u bë pjesë e politikës, kur iu desh që të linte prokurorinë.  Ajo shkruan se këtë punë e ka parë në një aspekt më të gjerë në këto 16 vite angazhimi në politikë dhe e ka shtrytëzuar në kuptimin e mirë të fjalës për një ligjbërje dhe aktivizëm politik sa më profesional.

Mes të tjerash, Felaj shkruan se “mësoi të bëhet njësh me socialistët e vërtetë duke i qëndruar besnike njeriut”.

“Mua nuk më pëlqejnë fjalët e lamtumirës; e para sepse nuk mund të presësh si me thikë 16 vite aktive në politikë edhe sikur të duash …

Falë qënies “e zgjedhur” për 4 mandate rresht , përvojës në pozicione drejtuese si në legjislativ dhe në ekzekutiv , marrëdhënieve të panumërta me socialistë e socialiste nga gjithë Shqipëria, mbi të gjitha cilësisë së jashtëzakonshme të kësaj marrëdhënieje respekti e mbështetjeje, dashamirësisë të ndërsjellë, ndihem shumë më shumë e plotësuar se në nisje , kur e pata të vështirë të lija prokurorinë dhe angazhimin tim jo vetëm profesional por edhe njerëzor në favor të drejtësisë.

Këtë perspektivë pune sigurisht që e pashë shumë më të gjerë në këto 16 vite , e shfrytëzova në kuptimin më të mirë të fjalës për një ligjbërje e aktivizëm politik sa më profesional e sa më në favor të publikes.

Iu bashkova PS me atributin e profesionalizimit, mësova të bëhem njësh me socialistët e vërtetë por duke i qëndruar besnike njeriu”, shkruan Felaj.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?