Ermonela Jaho anëtare nderi e shoqatës lirike në Spanjë

29 Janar 2022, 14:06| Përditesimi: 29 Janar 2022, 14:12

  • Share

Sopranoja e shquar Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është zgjedhur anëtare nderi e Shoqatës Lirike “Alfredo Kraus”, në Spanjë.

Akademia e Shkencave thekson se “pas suksesit në premierën e operas  “Adriana Lecouvreur” në Spanjë, për të cilën gazetat më të mëdha shkruan me tituj si “Brillante Ermonela”, “Ermonela Jaho una diva” etj, sot një tjetër vlerësim i merituar për të”.

Në një ceremoni të veçantë sopranoja Jaho u nderua me dhënien e medaljes si anëtare nderi e shoqatës që mban emrin e tenorit të shquar, Alfredo Kraus Trujillo.

Akademia e Shkencave i uron suksese të tjera sopranos sonë të shquar Ermonela Jaho e cila është shndërruar prej vitesh në një emblemë të artit interpretues botëror.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?