TIRANË- Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore është nominuar këngëtarja e vitit për OPUS CLASSIC 2021.
Lajmin e gëzuar ajo e ka ndarë sot me miqtë e saj në facebook përmes këtij statusi të shkruar në gjuhën angleze: “-Faleminderit OPUS KLASSIK për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime:
1) Këngëtarja e vitit @ermonelajaho
2) Album vokal solo. Anima Rara.
Anima Rara”, albumi debutues i Ermonela Jahos, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më karizmatike të epokës së verizmit.
Në “Anima Rara” Ermonela interpreton 14 arie, të cilat në një orë e 10 minuta sjellin muzikën klasike më të vlerësuar në botë.
OPUS KLASSIK është çmimi i ri për muzikën klasike në Gjermani që synon promovimin e muzikës klasike dhe vlerësimin e artistëve. Ermonela Jaho ndërkohë është fituesja e një sërë konkursesh ndërkombëtare. -Më 1997, “Giacomo Puccini” në Milano; – 1998, “Spontini” në Ankona; – 1999, “Zandonai” në Rovereto; – më 2000 merr çmimin e artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit.