Në një koncert ndryshe, ku arti ishte kryefjala për një kauzë bamirësie. Kësaj here për të mbështetur gratë e prekura nga kanceri i gjirit mbrëmjen e djeshme në Qendrën Kulturore Ortodokse artistet Ermonela Jaho, Vikena Kamenica, Enada Hoxha dhe Paola Jaho performuan në një koncert.
Në performancat e tyre artistet sollën shpirtin e një gruaje të emfatizuar deri në pafundësi. Në veprat e kompozitorëve të shquar botërorë katër artistet dhanë shpirtin e tyre në artit që sollën, e kështu duke iu bashkuar të gjitha së bashku nën shoqërinë e një fluture që fluturon.
Ermonela Jaho në daljen e saj në skenë, e quajti të veçantë këtë koncert, jo sepse janë vetëm katër artiste në skenë, por edhe sepse shumë zemrave janë bërë bashkë për të dhënë një mesazh të fortë me artin e tyre: “Të jemi shoqëri më humane, vetëm kështu kombi ynë nuk do të zhduket asnjëherë!”
Repertori i bazuar mbi heroina, siç është Madame Butterlfly, bëri që këngëtarja lirike, Ermonela Jaho, nën shoqërinë e pianisteve klasike, por edhe të fluturës, që u jetësua nga Enada Hoxha, duke qenë gjatë gjithë kohës në skenë, të vendoset një gurë i fortë në këtë mur të vështirë.
Sopranoja Ermonela Jaho, kësaj here ambasadore e YWCA (shoqatë jofitimprurëse) zbriti nga skenat ndërkombëtare, për të përjetuar emocionet e mëdha para publikut shqiptar, por kësaj here, jo vetëm si artiste, por edhe si grua, mikeshë edhe shoqe.
Me të ardhurat e koncertit do të ngrihet fond bamirësie, që do të ketë në qendër konsultat psikosociale falas me gratë që janë të prekura nga kanceri në gji.
Bravo,,ermonela..
Përgjigju