Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho dhe Roberto Scandiuzzi janë vlerësuar nga Ministria e Kulturës në Francë me urdhrin “Kalorëse dhe Kalorës të Arteve dhe Letrave”.
“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Jaho kthehet në Shqipëri me një koncert që do të mbahet më 4 gusht në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Komento