Ernest Gjoka nuk është më trajneri i Ohod Al-Medina në Ligën e Parë në Arabinë Saudite. 53-vjeçari nga kryeqyteti u shkarkua pas rezultateve jo të mira në kampionat, duke lënë ekipin në mesin e tabelës. I ulur në stol gjatë verës së shkuar, ndihmës i tij ishte edhe ish-kapiteni i Teutës, Renato Arapi.
Në karrierën e tij, Gjoka ka drejtuar skuadra si Apolonia, Kamza, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia apo edhe Shkëndija. Gjoka në karrierën si trajner ka fituar pesë trofe, mes të cilëve edhe Superligën e Shqipërisë në sezonin 2016-17 me Kukësin, edicion në të cilin pësoi vetëm një humbje në ndeshjen e fundit, atëherë kur skuadra ishte shpallur matematikisht kampione.
Tanimë një emër i ri i shtohet vitrinës së trajnerëve të "papunë" në Shqipëri, me klubet e Superligës që kanë një ospion më shumë për stolin gjatë merkatos që vjen.