Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Liga e Kombeve/ Ernest Muçi dëmtohet dhe 'lë stërvitjen', Kombëtarja zhvillon seancën e radhës

14 Nëntor, 08:27| Përditesimi: 14 Nëntor, 09:32

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme (e mërkurë) seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, “Air Albania”).

Në stërvitjen e fundit ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim. Ndërkohë, gjatë përgatitjeve Ernest Muçi ka pësuar një lëndim në testin brenda ekipit. Fantazistit i është dashur ndihma mjekësore duke ndërprerë përgatitjet e djeshme, por duket se nuk ka asgjë që mund ta bashkojë me të dëmturarit Gjimshiti, Broja, Manaj, Kumbulla e Bare. Gjithsesi do jenë testet që do tregojnë më shumë për gjendjen e tij.

Seanca e djeshme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën.

Kombëtarja do të mbyllë të premten përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?