Ernest Muçi

Ernest Muçi 'sms' Legias: Dua të luaj në ligat më të forta evropiane

4 Shkurt, 22:02
  • Share

Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares vendosi të qëndrojë te Legia e Varshavës në Poloni, paçka se ofertat nuk munguan për të në janar. Për medien polake “Pilka Nozna”, 22-vjeçari ka treguar se kërkon të luaj në një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

“Kam pasur shumë ndeshje, kam luajtur shumë minuta dhe kam treguar formën time më të mirë në Legia. Megjithatë, e di që mund të luaj më mirë dhe të ndihmoj më shumë ekipin. Për ne, prioriteti ynë këtë sezon është titulli. Viti im i katërt në Legia sapo ka filluar, ndihem shumë mirë këtu. Familja ime gjithashtu ka vetëm ndjesi pozitive, e dashura dhe prindërit e mi vijnë shpesh në Varshavë. Nuk më pëlqen të jem vetëm për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, në skuadër është edhe Jurgen Celhaka, të cilin e kam si vëlla, pasi njihemi prej shumë vitesh”, tha Muçi.

Paraqitjet e tij janë vlerësuar jo vetëm nga stafi teknik dhe mediat, por edhe ish-futbollist të Legias, megjithatë 22-vjeçari qëndron me këmb në tokë.

“Kushdo që më njeh nuk do të thotë kurrë se e ndiej veten si ylli i Legias. Unë jam një person mjaft i qetë që më pëlqen të punoj në heshtje. Unë jam vetëm 22 vjeç, e di që kam ende shumë momente të ndryshme përpara, dua të përmirësohem, mund të bëj më shumë. Mund të performoj edhe më mirë. Kjo nuk është një ligë e lehtë, edhe pse nga jashtë mund të duket kështu. Në ndeshjet kundër Legias, kundërshtarët priren të pozicionohen në prapavijë, kryesisht duke u mbrojtur, nuk ka shumë hapësirë në zonën e rreptësisë së kundërshtarit”, u shpreh sulmuesi i Kombëtares.

Gjithashtu ai u ndal edhe te progresi i kampionati polak, ndërsa zbuloi se ëndrra e tij është të luaj në një prej 5 ligave më të mëdha në Europë.

“Gjatë tre viteve, mund të them se liga ka bërë progres. Ekipet po bëjnë gjithnjë e më shumë transferta interesante, investojnë, infrastruktura po rritet dhe ekipet polake kanë luajtur në Evropë çdo herë vitet e fundit. Mund të zhvillohem akoma te Legia, por kam ambicie dhe ëndrra, është normale për cdo lojtar. Dua që një ditë të luaj në një prej kampionateve më të mira në botë. Kur? Kur të jetë koha e duhur, tani jam te Legia”, deklaroi 22-vjeçari.

Me kontratë deri verën e 2025 te Legia, Muçi këtë sezon ka shënuar nëntë gola, duke bërë mirë edhe në Evropë. Celta Vigo, Fulham apo edhe Besiktas kanë qenë pas sulmuesit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?