Ernest Muçi

Ernest Muçi 'thesari' i Legias, polakët duan të bëjnë shitjen më të shtrenjtë në histori me sulmuesin e Kombëtares

22 Dhjetor 2023, 16:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:12

  • Share

Ernest Muçi është 'thesari' i Legias së Varshavës në Poloni. Sulmuesi i Kombëtares pritet të jetë shitja më e shtrenjë e Legias, me mediet në Poloni që raportojnë se kryeqytetasit nuk e lënë të lirë për më pak se 7 milionë euro.

'Sport.tvp.pl' bën me dije se kërkesat për Muçin janë të shumta, me Fulhamin në Premier League që po ushtron presion. Sipas medies në fjalë, Legia nuk e lë të lirë Muçin për më pak se 7 milionë euro, duke dashur që ta bëjnë lojtarin më të shtrenjtë që kanë shitur.

Deri tani rekordin e mban portieri Radosław Majewski, që në vitin 2019 u transferua te AS Monaco për shtatë milionë euro. Për këtë fakt Muçi pritet të mos lihet i lirë për më pak, duke kujtuar se Legia pagoi vetëm 500 mijë euro në shkurtin e 2021 te Tirana për të blerë sulmuesin e Kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?