Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

Eros Grezda drejt ndarjes? Futbollisti ka fshirë fotot me partneren në rrjetet sociale

2 Mars, 11:34| Përditesimi: 2 Mars, 14:49

  • Share

Futbollisti Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi duket se janë drejt ndarjes. Çifti nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Mirëpo kjo gjë mund të verifikohet nëse shikohen rrjetet sociale.

Nga njëra anë Eros dhe Ajsel nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga ana tjetër, ata kanë fshirë fotot e përbashkëta.

Arsyeja që mund të ketë çuar në këtë krisje apo ndarja të çiftit mbetet mister.

Ata u martuan një vit më parë në muajin janar dhe pas pak kohësh u bënë edhe prindër të një djali, të cilit ia vunë emrin Kian.

Ora 14:46
Eros Grezda reagon për lajmet e ndarjes nga bashkëshortja e tij: Ka ardhur koha me sqaru çdo gjë

1683699949_100D1319C35E4689B5A8D65A8C3FBB9D.jpeg

Eros Grezda ditët e fundit është përfolur në shtypin rozë se ai dhe Ajsel janë ndarë. Sot ai ka reaguar në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha lajmet e ndarjes.

“As ndarje as tradhëti s’ka pas, por e shof që ka ardh koha që duhet me fut story me sqaru çdo gjë”.

Futbollisti shqiptar dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë në qershor të vitit të kaluar.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?