Erozioni detar ‘gllabëron’ shëtitoren e Kunes në Shëngjin, eksperti i mjedisit në Report Tv: Rrezikohen sipërfaqe të mëdha toke, ja masat që duhet të merren

23 Janar 2023, 11:25| Përditesimi: 23 Janar 2023, 11:37

  • Share

SHËNGJIN- Shëtitorja e Kunes së Shëngjinit është dëmtuar si pasojë e motit të keq, por ky investim i bërë kohëve të fundit, është problemi më i pakët në këtë zonë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Elivis Hila eksperti i mjedisit u shpreh se rrezikohet të merret një sipërfaqe e madhe toke nga deti për shkak të erozioneve.

Eksperti Jakë Gjini u shpreh se fenomeni i shtimit të intensitetit të detit ka ardhur qysh prej viteve 70 deri në vitin 2000 me një shpejtësi 2.5 m/s. Si pasojë e klimës, ky intensitet është shtuar gjatë viteve, duke rrezikuar seriozisht sipërfaqen e tokës në zonën e Kunes në Shëngjin, që duhet theksuar është një pikë turistike mjaft fitimprurëse.

“Ky nuk është fenomen i ri por intensiteti i tij është në shtim. Të paktën njëherë në dy vite goditet nga ky fenomen. Këto nuk janë struktura që mbrojnë erozionin por janë struktura që thjesht shërbejnë për publikun. Mbrojtja nga erozioni bëhet nga barriera dallgëthyese. Përkatësisht në Shëngjin bëhet pikërisht me vendosjen e këtyre barrierave.

Mesatarisht nga vitet 70 deri rreth viteve 2000 ka ecur me një shpejtësi 2.5m, në vit, pra intensivë. Por ka dhe vende që ka ecur më shpejt si pasojë e impaktit e ndryshimeve të klimës. 

Pra gjithnjë deti po u afrohet këtyre trupave ujorë. Pra jemi erëra një rreziku të asgjësimit dhe deti të ushtrojë pushtet të plotë dhe ky është një rrezik mjaft evident për këtë avancim të detit.”- tha eksperti.

Por cilat janë disa nga masat që duhet të merren në mënyrë që të ruajmë tokën nga intensiteti i ujit? Eksperti Gjini shpjegon se me anë të disa strukturave dallgëthyese mund të parandalohet ky fenomen.

“Në kushtet e tanishme dhe këtij evazioni ekstrem, duhen dërguar struktura dallgëthyese, pra nëpërmjet disa projekteve inxhinierike.”- tha eksperti Jakë Gjini.

Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë viteve të fundit duke gllabëruar sipërfaqe të madhe toke, pavarësisht alarmi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 25/01/2023 01:25

    qeveria te marre menjehere masa aty ne plazh,,,shetitorja te prishet ,,,dhe te rikthehet brezi i reres i zene nga ato pllaka te shemtuara ,,te ndalohet ndertimi i cfaredo objekti pa lejen direkte te qeverise ,,bashkia te perjashtohet nga dhenia e lejeve te ndertimit,,,dhe te ndiqet penalisht kryetari i bashkise...

    Përgjigju
  • Iris: 24/01/2023 00:59

    /LONI/,idiotesirat shqiptare jane per liber rekordesh.Per studiuesit dhe ekspertet kujtohen vetem pas demit.Erozioni detar dhe humbja e bregut eshte nje fenomen boteror,i shtuar nga ndryshimet klimatike,por dhe nga stuhite.Ne Shqiperi ndodh edhe per shkak te mbishfrytezimit te materialeve te lumenjve.Lumenjte nuk sjellin shume aluvione ne delta e breg se merren nga firmat e ndertimit qe u gerryejne shtreterit.Ne rastin konkret ketyre shtoju dhe projektimin e keq.Plazhi ne ane(brezi ranor), eshte minimal dhe gjykuar nga pemet e rralla aty-ketu buze detit e ne toke tashme te kripezuar,mund te merret me mend se ku ka pas qene vija bregdetare me pare e ku eshte tani dhe me disa llogari te thjeshta mund te llogaritet ku ka per te vajtur pas disa vitesh.Pra kemi erozion progresiv.Ne fakt,aty s'duhej ndertuar fare shetitore,duhej lene plazh e mbjelle duna ranore qe mund t'a ngadalsonin erozionin.Aty ku fillojne ndertimet ,qe duhen shembur perpara se t'i perpije deti, duhej mbjelle breza me shkurre e pisha detare,qe te forconin token e mbas tyre mund te ndertohej nje shetitore per te qene e me tej ndertime te formonin efektin qe krijon Berati si shkallare,e keshtu me rradhe,po kush t'a beje kete? Te vdekurit?!

    Përgjigju
  • tani: 24/01/2023 00:14

    AI KRYETARI i bashkise te kunes duhet te arrestohet menjehere,,,,sepse ka lejuar ndertimin e shetitores ne menyren e gabuar ne vendin e gabuar,,,,eshte ndertuar mbi rere ,,,duke zene brezin e reres,,,njerezit aty ne vere nuk mund te ngulin nje cader,,,sepse ai maskara ka bere shetitore....te arrestohet menjehere ai palaco......

    Përgjigju
  • lusufi: 24/01/2023 00:07

    Aty duhen te hidhen gure te medhenj ne te gjithe gjatesine qe mund te jete me kilometra,,,,kjo nuk do lejoje detin te marre toke,,,sepse do sherbeje si barriere.....

    Përgjigju
  • Loni: 23/01/2023 11:55

    Jeni aq te pa afte saqe nuk studionI asgje I beni sa me mbyll syte ketij kombi mjeran edhe kujtoni se beni gje te bukur ... Se e re mooo edhe cdo gje e re del. Bukur por pa nje studim edhe planet afatgjata nuk I studioni fare fare! Merr nga rruga fut ne pune tenderin e kapin Po ato 3 veta qe Jan gjithmone normale qe do prishen shemben edhe do shkaterrohen... Urime rilindjes rruges... Rrofte partija lirise pd edhe ps bashke me ato mbetjet e vockla rreth e perqark...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?