Erozioni detar ‘përpin’ bregdetin e Kunes në Lezhë! Specialisti: Zgjidhja është ndërtimi i dallgëthyesve

18 Janar, 16:08| Përditesimi: 19 Janar, 08:17

  • Share

Pishat në bregdetin e Kunës në Shëngjin janë rrëzuar pas stuhive detare të diteve të fundit. Erozioni detar në këtë zonë turistike ka marrë përmasa të frikshme.

Nga viti 1917 deri në 2010 deti ka përpire 362 hektarë tokë në një vije bregdetare prej 11 km.

Nëpërmjet gërryerjes së bregut ka ngushtuar plazhet. Ka asgjësuar dnunat dhe masat ranore. Nga 1910-2010 kur janë bërë matjet për zonat e mbrojtura ka rezultuar se ka humbur 362 ha tokë”, tha Jak Gjini, ekspert mjedisi,

Ndërtimi i dallgëthyesve dhe krijimi i dunave artificiale shihet si zgjidhje për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

“Dallgëthyeset, po kështu mbjellja e pyjeve dhe krijimi i dunave artificiale janë masa emergjente në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit”, tha me tej Gjini.

Alarmi për erozionin detar në Kune-Vain është dhënë prej vitesh por nuk është ndërmarrë asnjë masë frenuese nga Ministria e Mjedisit. Bashkia e Lezhës bën me dije se ndërhyrjet jane te kushtuesve ndaj shqetesimin e ka adresuar në instucionet qendrore.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?