SHËNGJIN - Kjo është situata e krijuar në zonën e Kunes në Shëngjin pas stuhisë së fundit të shiut e erës. Pishat dhjetëra vjeçare janë rrezuar nga erozioni detar.
Më shumë se 30 metra breg ranor është përpirë nga deti gjatë viteve të fundit. Një nga banorët e zonës shprehet me shqetësim se nuk do të jetë e largët dita kur bregdeti i Kunes të mos ekzistojë.
"Kjo është një sëmundje që nuk po kurohet, pra që nuk po ndërhyhet nga shteti, këtu për pak vite do shkatërrohet gjithçka edhe kjo rrugë do të përmbytet. Qysh në '92 e këtej janë mbi 30 metra që deti ka hyrë në tokë. Italia merr gurë në Kroaci, ndërsa ne kemi i gurët këtu por nuk bëhen prita", u shpreh Prek Nika, banor i Kunes
Edhe Agjencia Kombëtare Zonave të Mbrojtura në Lezhe flet me shqetësim, por duket se nuk ka asnjë instrument për të ndërhyrë, ndaj i bashkohen apelit qytetar, duke kërkuar zgjidhje nga Qeveria.
"Erozioni detar paraqet emergjence në Kune. Deti po hyn gjithnjë e më shumë duke marrë sipërfaqe toke. kërkojmë ndërhyrje, e kemi ngritur shqetësimin tek organet kompetente", tha për Report Tv Besiona Simoni, specialiste AKZM
Avancimi i detit në këtë lagunë përllogaritet mesatarisht në 2,5 m në vit, ndër shkaqet kryesore janë bllokimi i aluvioneve që vijnë nga lumi Drin, mospërdorimi i tokës bujqësore si dhe ndryshimet klimatike.
VENDOSNI BLLOQE BETONI OSE GURE TE MEDHENJ NGA 0.5 --1M,,,VETEM GURET DHE BETONET E NDALOJNE GERRYEJTJEN E TOKES NGA DETI....DH PRAPA TYRE TE MBILLEN PEME....
Përgjigju