Në moshën e ardhjes së koshiencës për botën madhore na u prezantuan letrarët. Libri i letërsisë në fillim të viteve '90 për shkollat fillore ishte një shkrirje e shumë autorëve që dukeshin sikur vinin nga një botë e përtejme.
Ne të ishte dhe Bardhyl Londo, vajzën e së cilit e kisha në klasë, e jetonte pak pallate larg nesh në Vorri Bom. Dritëro Agolli që kish qenë djalë Mankulari ,si dhe gjyshi im, e vëllai të cilit na vizitonte shpesh në shtepi. Brezi ku unë beja pjesë i lexonte këta autor si të huaj kurse për mua deri diku ishin të prekshëm e të gjallë. I dija dhe histori me cene të tyre dhe mënyrën si gëzonin dhe vështirësitë ekonomike.
Ndërsa me gjirokastritin Ismail Kadare nuk na lidhte asnjë fije. Emri tij ishte aq i lartë e i largët sa dukej si institucion më vete i gjuhës shqipe. Nuk kisha dëgjuar për prezencën e tij në krushqi a festa familjare. Nuk kisha dëgjuar as nga babai as nga gjyshërit ndonjë histori të përbashkët. E për rrjedhojë për mendjen e një fëmije Kadare ishte jo normal mendjemadh elitar e për më tepër me tërë atë famë nuk duhet të ishte i gjallë!
Sot mënyra ime e të menduarit më kujton atë fëmijën amerikan që i shkruan Anjstanit që ishte i suprizuar që ishte gjallë se e mësonte në shkollë e ku ky i fundit ia kthen në letër: më vjen keq qe te zhgënjeva e jam akoma gjallë.
Ikën vitet e pak muaj pasi kisha mbaruar maratonën time të 18 viteve shkollim më duhej të shoqëroja Kadarenë nga Friburgu në Zvicer drejt Zyrihut.
Ja ku isha 24 vjeç përballë autorit që në fëmijëri supozoja që nuk ishte më në këtë botë. Padyshim që nuk ia thashë ç'kisha menduar për të por neper tym dija për mosmarrëveshjet me Agollin dhe ëmbël u hap biseda për të. Mënyrën se si ma shpjegoi ndjeva një respekt të plotë për të si njeri e si shkrimtar.
Por sipas tij gratë ishin pika e dobët që ishin larguar. Me këtë interpretim që më dha po më dukej i gjallë e me botëkuptim si te çdo njeriu a mashkulli ne këtë botë. E më pas u shkëput e gjeti rastin që të shtjellonte e testonte me veten por me zë të lartë përballë një të riu anonim disa nga tezat e tij për historinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ishin teza interesante dhe thelbin e kishte te nevoja për ngritjen e kokës së shqiptarëve modern duke u bazuar në thellësinë e panjohur akoma të së shkuarës sonë. E pasi mbaroi për rreth 30 minuta bisedë donte të ndante mjeshtërinë e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj nga njerëzit e thjeshtë. E ku më mire se me një barsaletë:
Në Vlorë një afrikan me flokët si kaçube po ecte në Lungo Mare. Një i ri vlonjat i afrohet dhe e pyet: Oooo errësirë! Me dinamit i ke krehur flokët!!!
E për tre katër minuta përsëriste fjalën errësirë e me buzagaz gëzonte se si e përdornin gjuhën njerëzit. E shihte si forcë komunikimi e zgjuarsi që jo të gjithë popujt e përdorinin kaq lirshëm.
Sepse sipas tij forca e popullit tonë është te magjia e gjuhës dhe dëshira për ta formësuar atë në kontekste të ndryshme e për ta folur sa më shumë me shoshoqin.
E pikërisht në kete çast dikush na afrohet në trenin zvicerian e na kërkon me ftohtësi që mos të flisnim më se ai vagon ishte vagoni i heshtjes së plotë. Nuk lejohej komunikimi.
Habia në sytë e tij ishte si e një fëmije që i heqin lodrën e preferuar. Shtangu. Si mund të kalonte koha e jeta pa shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin. Disa sekonda më vonë u çua dhe kërkoi të rrinim në këmbë diku me larg e për te mos hequr dorë nga fuqia e shqiptarit: donte të fliste shqip!
Dhe vajzave të mia ndoshta një ditë do i tregoj këtë histori ashtu siç më tregonin mua fëmijë për autorët e tjerë shqiptar. E librat e Tij do të flasin! Do flasin bukur e krenar dhe jam i sigurt se në dorë një zviceran sot e mot do jetë duke folur me Kadarenë ne vagonin e heshtjes së madhe.
e shkruar kot fare .....vdiq nje njeri i MADH dhe hajde te gjithe te behemi te rendesishem i thone kesaj ...:(
Përgjigju