Në oborrin e Shtëpisë me gjethe teksa zbret në tunelin e menduar për ata që përgjonin jetët e qindra njerëzve, Oltsen Gripshi zbulon përmes këndit të artit të tij, çka ndodhi në “Errësirën” e terrorit komunist.
70 kanotjere, qëndrojnë të varura në kujtim të atyre që s’ia dolën në tunelin 25 m të gjatë, ku artisti shpalos më tej narrativën e krimeve të komunizmit përmes pikturës, fotografisë videos e instalacionit.
Imazhe të shpërbëra, ku dallohen shenja torturash, rrudhat e atyre që brenda burgjeve të komunizmit numëronin vitet që kalonin, e atyre jashtë, që në burgun e madh të komunizmit nuk mundën të jetonin dot të lirë.
Një përvojë artistike, që bëhet me therëse, teksa mban brenda përjetimin personal të artistit për të afërmit e tij, që vuajtën prej ideologjisë se asaj kohe.
Auroportreti në një fotografi të grisur, a imazh të copëzuar, bardhë e zija që shfaqet si hartë vuajtjesh në tunelin e muzeut, pasohen nga dëshira e artistit, që pasi t’i bëjë katarsis memories se publikut, ta ftojë përmes imazhit me ngjyra të bijës së tij në një fillim të ri.