'Përjetova tmerrin', tentoi të përdhunohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares: Theu dritaren e dhomës së gjumit! E sulmova me sa fuqi kisha, luftova e vetme

19 Tetor, 13:00| Përditesimi: 19 Tetor, 17:14

  • Share

ERSEKË- Një 62-vjeçar është arrestuar në Ersekë. Policia njofton se 62-vjeçari dyshohet se ka thyer xhamin e banesës së një 75-vjeçareje dhe ka tentuar ta përdhunojë.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me  dhunë”, njoftoi policia.

Pas ngjarjes së rëndë është zbardhur dëshmia e 75 vjeçares e cila shprehet se u fut nga dritarja kur ajo po flinte gjumë

“U fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit.

Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, nuk ja doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës” ka thënë e moshuara.

Më tej ajo ka deklaruar se ishte nipi ai që ka tentuar ta përdhunonte.

“Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.

Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë, por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë, por ai nuk dëgjonte. E sulmova mesa fuqi kisha ta ndaloja”, shtoi ajo.

Ndërkohë thekson se në ato momente ka përjertuar tmerrin pasi jeton e vetme në shtëpi.

“E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon, më pas motra lajmëron vëllain dhe ky i fundit vjen në shtëpi.

Ja shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm,nuk kam njeri në shtëpi,vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin, thotë 75-vjeçarja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?