Këta 4 qytetarë po kalojnë me makinë lumin Prodan me fuoristradë për të shkuar në banesat e tyre. Rrezikojnë jetën për shkak se një urë që të normalisht në fshat mungon prej 30 vitesh.
Mjeti me të cilin udhëtonin mbeti në mes të lumit, por fatmirësisht u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses.
Premtime nga autoritet kanë marrë vazhdimisht por një urë për në shtëpi ende nuk e kanë.
“Lumi ka qenë problematikë gjithë jetën e tij dhe nuk ka rrugëzgjidhje, pushteti këtu nuk e ka vënë ujin në zjarr fare”.- tha një banor.
Situata bëhet më e vështirë në vjeshtë dhe në dimër, pasi lumi fryhet dhe vjen me vërshime të mëdha për shkak të reshjeve të shiut.
“Ky lum ka patur përmbytje, rrëshqitje, fadroma e bashkisë mbeti këtu, ulu ngjitu se bllokohet nga gurët”.- u shpreh një banor.
“Rruga është e vështirë kur vijnë shirat, dhe tani vështirë është, vetëm për urën”.- tha një banor.
“Nga zona në zonë kalon blegtoria, kalojmë ne, shkojmë në Kishë, kemi probleme jetësore”.- u shpreh një banor.
Në Prodan jetojnë 30 familje, po kaq edhe në fshatin përballë, në Gjonç, por dimri i bllokon kontaktet mes tyre deri në izolim të plotë.
Deri sa bashkia të mbajë premtimin që u ka dhënë, e vetmja thirrje e përsëritur e banorëve është ajo për të pasur një urë.
Ky Prodani perenje perrenje, 3 shtepi 5 budallenje, Ha.... Po ca kronike jepni o njerez! Te ankohet Gjonci po se ata duhet te kalojne neper perrua, se skane rruge tjeter Ju te prodanit lrisni te mbarroje shiu pastaj shkoni ne kishe. Svajtet 50 vjet, su be qameti se pritet 50 minuta
Përgjigju