Foto ilustruese

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

13 Tetor, 16:12| Përditesimi: 13 Tetor, 16:16

  • Share

Ersekë-Një aksident është regjistruar sot në fshatin Kodras të Ersekës. Shoferi i makinës tip BMW, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Kolonjës.   

"Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip "BMË", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës", thuhet në njoftimin e policisë.   

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?