Ertian Kofsha me medaljen e artë

Ertian Kofsha kampion Europe në peshëngritje, Shqipëria siguron tre medalje! Enkileda Carja tjetër rekord

1 Gusht 2023, 10:51| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 10:58

  • Share

Peshëngritësi shqiptar, Ertian Kofsha i ka dhuruar tre medalje vendit dhe ka siguruar titullin kampion në stilin e shkëputjes, në Kampionatin Evropian për moshën nga 20-23 vjeç që po zhvillohet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Kofsha ishte i artë në stilin e shkëputjes, kjo me 153 kilogramë të ngritura në peshën deri 89 kg. Sportisti kuqezi më pas siguroi medaljen e bronztë në stilin e shtytjes, ndërsa ngriti 184 kilogramë dhe po i bronztë edhe në dygarësh me 337 kilogramë në total.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë dhe Enkileda Carja, Kampionia e Europës për moshën deri në 15 vjeç, e cila me 187 kilogramë vendosi rekord të ri Europian për këtë grupmoshë.

Samoel Rrasa është renditur i gjashti, ndërsa një formë të mirë ka paraqitur dhe Sajmir Lagja. Kështu me tre medaljet e Ertian Kofshës, një e artë dhe dy të bronzta, peshëngritja shqiptare nderohet në Europian dhe ka një të ardhme të sigurt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • P. Hajdini: 01/08/2023 19:34

    Dhe ambasadori Ilir Tepelena qe, per te grabitur imazhin e fitores dhe suksesit te peshengritesit kampion Ertian Kofsha, i ngjitet si karagjoz, pulle para podiumit..., si shtatvogel qe eshte, edhe me i vogel .

    Përgjigju
  • Agron: 01/08/2023 12:30

    Fix kampion,deri kur te dalin pergjigjet e dopingut sigurisht .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?