Peshëngritësi Ertjan Kofsha

Ertjan Kofsha kampion bote në peshëngritje, 18-vjeçari triumfon në shkëputje

21 Nëntor 2023, 12:44| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 12:49

  • Share

Peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha, është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes. Shtërmenasi i cili garon në kategorinë 89 kilogramë kaloi me sukses të trija provat, duke ngritur fillimisht 152 kilogramë, më pas 156 dhe në fund 159.

Në shtytje peshëngritësi ia doli vetëm në provën e tretë për 186 kilogramë, duke u renditur i gjashti, ndërsa në dygarësh me 345 kilogramë në total u rendit i katërti. Në kampionatin Botëror të Meksikës Kofsha ishte më i vogli në kategorinë e tij, ndërsa garoi në baderinë A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?