Politikë

Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë

12 Mars, 20:00| Përditesimi: 12 Mars, 23:46

  • Share

3 kryetarë bashkie do jenë kandidatë të PS në listat për deputetë, ç'ka është pasur me dorëheqjen e tyre dhe komandimin në detyrë të nënkryetarëve në Mat në vend të Agron Malajt, dhe në Tepelenë në vend të Tërmet Peçit, në mbledhjet e këshillit të mbajtura këtë të mërkurë.

Por në rastin e Ervin Demos, i cili është dhe drejtues politik në Berat, ende nuk është mbledhur këshilli për pranimin e dorëheqjes, pasi Demo ka qenë në takimet intensive të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik për finalizimin e listave. Mbledhja e Këshillit mund të mbahet të enjten ose të premten, por ndërkohë, njoftimin për dorëheqjen e tij në KQZ qeveria e bëri përmes një shkresë të prefektit të qarkut të Beratit.

Qeveria i ka dërguar njoftim KQZ-së dhe ministrive të linjës për dorëheqjen e 3 kryebashkiakëve Demo, Malaj dhe Peçi.

Në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, nënkryetarët do të kryejnë funksionet e kryetarëve deri në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Por se kur do të mbahen këto zgjedhje, ende nuk është e qartë. Në momentin që qeveria njofton presidentin për vakancat në 3 bashkitë, sipas Kodit Zgjedhor, 48 orë nga momenti i njoftimit nga qeveria, Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, jo më larg se 30 deri në 45 ditë nga njoftimi.

Për të shmangur zgjedhje të pjesshme në 3 bashki të vendit, në një kohë që partitë politike do të jenë angazhuar në fushatën elektorale për garën e parlamentareve të vitit 2025, gjasat janë që më 11 maj, kur vendi zgjedh parlamentin e ri, në Mat, Tepelenë dhe Berat, qytetarët të votojnë edhe për kryetarin e ri të bashkisë

Nga sa Report Tv mëson nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ligjërish kjo mund të ndodhë pasi nuk ka asnjë pengesë. E për tu realizuar, qeveria duhet të njoftojë vakancat në presidentë pranë fundit të marsit, në mënyrë që afatet ligjore të korrespondojnë me 11 majit e zgjedhjeve parlamentare.

Njoftimi në KQZ për dorëheqjen e Ervin Demos:

'Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Tiranë. Bashkëlidhur gjeni shkresën me nr.236/1 prot., datë 11.3.2024, të prefektit të qarkut të Beratit, me lëndë "njoftim mbi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Berat z. Ervin Demo", për ndjekje dhe veprim nga ana juaj sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi', thuhet në njoftim. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Njoftimi për dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi:

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Njoftimi për dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj:

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 12:43
Ndryshime në bashkinë Tepelenë, Peçi dorëhiqet për zgjedhjet, Karteri komandohet kryetare

Këshilli i Bashkisë së Tepelenës është mbledhur këtë të mërkurë, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.

Pas miratimit të dorëheqjes së Peçit, këshilli ka komanduar e zv.kryetaren Julinda Karteri si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tepelenës.

Karteri do të drejtojë institucionin deri në përfundimin e mandatit, ndërsa në fjalën e saj para këshillit u angazhua për vijimësinë normale të punës së administratës dhe përmbushjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.

“Në zbatim të ligjit 39/2015 për vetëqeverisjne vendore, Këshilli i Bashkisë ka kompetencën dhe funksionet e kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke u bazuar në këtë ligj, shumica e këshillit bashkiak më ka votuar mua si kryetare të komanduar.”-shprehet Karteri.

Ndërkohë, emrat e kandidatëve për Qarkun Gjirokastër nga radhët e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen në Asamblenë e kësaj force politike, që do të mblidhet në orën 19:00.

Ora 11:26
Agron Malaj në listën e PS për deputet, Këshilli i bashkiak i Matit komandon kryebashkiakun e ri

Këshilli i Bashkisë së Matit mbajti një mbledhje ditën e sotme, ku miratoi unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj. Malaj do të jetë pjesë e listës për deputet nën siglën e PS në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 19 nga 21 anëtarë. Pas miratimit të dorëheqjes, këshilli votoi për dy zv.kryetarët Myslym Zeneli dhe Flutura Biba. Zenelin u zgjodh kryetar i komanduar me 17 vota, ndërsa Flutura Biba mori 1 votë dhe pati një votë të pavlefshme.

Kryetari i ri i Bashkisë, Myslym Zeneli, shprehu angazhimin për të siguruar vazhdimin e shërbimeve dhe investimeve për qytetarët.

Emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për Qarkun Dibër pritet të bëhen të ditur pas mbledhjes së Asamblesë së kësaj force politike, që do të zhvillohet në orën 19:00.

S.B/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/03/2025 23:24

    Pervec profesor Ervin demos Kto 2 tjeret jane me dosje qe nga 1997 per grabitje e krime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?