Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Politikë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

31 Korrik 2024, 19:55| Përditesimi: 31 Korrik 2024, 22:40

  • Share

Ervin Hoxha ka marr sot detyrën si Ministër i Brendshëm, ku prioritet sipas tij do të jetë reformimi i drejtuesve të Policisë.

Duke e konsideruar udhërrëfyes, dosjen e dorëzimit të detyrës nga Ministri paraardhës, ai shprehu gjithë angazhimin personal e profesional në detyrën e re.

Ministri i ri i Brendshëm u prezantua në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku i dha stafetën paraardhësi i tij Taulant Balla, ku morën pjesë zyrtarë e titullarë të institucioneve të varësisë.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha listoi shkurtimisht disa prioritete si Ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët.

Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e karrierës së tij lidhet ngushtësisht me detyra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, fillimisht si punonjës, drejtues e tashmë titullar, çka rrit ndjenjën e përgjegjësisë për këtë detyrë.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit”, tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm Balla e konsideroi nder të madh të shërbente si Ministër i Brendshëm.

Ai renditi disa arritje në këtë një vit në detyrë, duke nisur nga miratimi i disa akteve ligjore me rëndësi, si ai për Policinë e Shtetit, ligji për Gjendjen Civile, apo finalizimin e projektligjit për rikuperimin e aseteve të fituara nga krimi.

Më tej përmendi rezultatet konkrete si Paketa e Sigurisë në Shkolla, apo operacionet kundër narkotikëve e armëmbajtjes pa leje. Procesi i vetëpastrimit të Policisë, sipas Ballës po jep çdo ditë rezultate.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 31/07/2024 21:07

    Me ke do e reformosh o Ervin? Me Rrumbullakun? Me Rabani Jaupin? Me Tonin Vocaj? Me Ermal Milolrat? Me Edvin Ndreun? Apo me OPGJ dhe SPZ qe shiten per 2 leke? Apo me AMP skandaloze te Tiranes, Shkodres, Elbasanit dhe Vlores?

    Përgjigju
    • Genjeshtra: 01/08/2024 04:48

      Po cpune ka ministri i brendshem me policine. Ai vetem propozon drejtorin e pergj. qe e emeron keshilli ministrave. Nuk ka pune fare me "reformim drejtuesish" - ato jane kompetence eksluzive e drejtorit pergj. Policise. Po varha me ke llafos vetem ligjin nuk e lezojne qehajajte e bllokmeneve Rama-Balluku.

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?