Ervin Salianji

Politikë

Ervin Salianji akuzon Berishën dhe Gaz Bardhin, për krizën e PD

10 Shtator, 20:33| Përditesimi: 10 Shtator, 20:42

  • Share

Ervin Salianji, në intervistën për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës.

Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:

“Sigurisht që ka.

Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së.

Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji.

Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh:

“Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që kam votuar kundër. Është e dokumentuar.

Lënia e mandateve solli një ndryshim edhe më të tmerrshëm: ndryshimin e kodit zgjedhor që e ka deformuar demokracinë në thelb. Edhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ishte një tjetër gabim fatal.”

Salianji e bën të qartë se përgjegjësia nuk është e një individi të vetëm, por në kolektiv, nga Basha, te Berisha dhe Bardhi:

“Pra, përgjegjësi ka pasur shumë, dhe jo vetëm nga një person. Edhe Lulzim Basha ka përgjegjësi, por edhe të tjerë.

Nuk përjashtohet as Sali Berisha, sepse secili, sipas peshës së ndikimit që ka pasur, mban një pjesë përgjegjësie. Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar.

Sepse nëse nuk bëjmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë zgjidhje. Duhet të pranojmë gabimet për të mos i përsëritur më”, tha ai./ Dritare

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?