Ervin Salianji

Zgjedhjet e 2025/ PD cakton drejtuesit e fushatës, Ervin Salianji në Elbasan, zëvendëson Gazment Bardhin

9 Korrik, 13:40| Përditesimi: 9 Korrik, 13:59

  • Share

Tirane- PD ka nisur zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë fushatën e 2025. Elbasanin, ku fushatën në 2021 e drejton Gazment Bardhi PD ia beson deputetit demokrat Ervin Salianjit.

Salianji që në 2021 drejtoi fushatën në disa zona të Korçës dhe në 2023 drejtoi fushatën në bashkinë e Kavajës, ku edhe fitoi, është parë si emri për të drejtuar qarkun mbase më të ndjeshëm për demokratët, duke patur parasysh përplasjen me pasojë 1 viktimë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të kaluara.

Gazment Bardhi po mendohet të drejtojë qarkun e Fierit. Ndërkohë më herët, PD caktoi Luçiano Boçin në Shkodër si dhe Ina Zhupën e Bujar Leskajn në Vlorë.

Tirana do të ketë disa drejtues politikë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lakja: 09/07/2024 16:29

    Gjithe maniaket dhe perverset I shellin si drejtues ne elbasan. Gjysma budallenjsh qe si fshatarè qe jane, jane rritur me lajmet gjithe kohes dhe duke ngene gazeta , duke folur si papagaj gjithe diten pa kuotuar dhe vetè se cfare thoje dhe kujt u sherben ajo qe thone...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?