Ina Zhupa dhe Ervin Salianji

Politikë

Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik

16 Janar, 19:43| Përditesimi: 16 Janar, 19:55

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, feston sot ditëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit.

Teksa ka uruar ish-deputetin, Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur.

Ajo shkruan gjithashtu se Salianji është një i burgosur politik, sepse denoncoi dhe bëri opozitë kundër qeverisë në kryeministrit Edi Rama.

"Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik! Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj radhe është ndryshe. Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë. Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit", shkruan Zhupa.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 18/01/2025 11:01

    Uk eshte I burgosur politic , por mashtrues per perfiti politik

    Përgjigju
  • Albana V.: 17/01/2025 05:55

    Zhupa kujdes me kto urimet,se behet xheloze Grida.

    Përgjigju
  • Jari N: 16/01/2025 23:59

    Të ka vajtur mëndja për Dem o INA, po ta ka zënë radhën Gridarja o lumëmadhe që do Dem !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?