Ervin Salianji, pas dorëzimit për të vuajtur dënimin e Gjykatës

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

4 Tetor, 13:02| Përditesimi: 4 Tetor, 13:19

  • Share

Tiranë- Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datën 15 Tetor, ora 13:20, kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg, të depozituar nga deputeti të PD, Ervin Salianji, nëpërmjet avokatëve mbrojtës.

Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Rekursi paraprak, së bashku me kërkesën për pezullim, u regjistrua në datën 1 Tetor.

Salianji ndodhet aktualisht në Burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës e la në fuqi vendimin e shkallës së parë më 26 Shtator, për veprën penale “kallëzim i rremë”, në lidhje me dosjen “Babale”.

Salianji kërkon pezullimin e vendimit, me pretendimin se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të tij, duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës dhe se në dosje nuk ka pasur prova.

Shpallja e Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e rekursit të Ervin Salianjit

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?