Ervin Salianji

Politikë

Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë cakton 11 marsin për shqyrtimin e rekursit

4 Shkurt, 14:38| Përditesimi: 4 Shkurt, 16:05

  • Share

TIRANE- Gjykata e Lartë cakton datën për të shqyrtuar rekursin e Salianjit

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.

Relatori i çështjes është Sokol Binaj i cili ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.

Ish deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë. 

Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se   vëllai i ish minsitrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024, një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, të 18 dhjetorit 2019, e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. 

Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Më 15 Tetor 2024, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, refuzuan lirimin e Salianjit, që prej më shumë se 4 muajsh po vuan dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjthshëm.

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?