Ervin Salianji duke u vetëdorëzuar në polici për të kryer dënimin me burg

Politikë

Ervin Salianji në burg për kallëzim të rremë, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

2 Tetor 2024, 14:42| Përditesimi: 9 Nëntor 2024, 21:26

  • Share

Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në Kuvend pas heqjes së mandatit të Ervis Salianjit i dënuar me 1 vit burg me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’

Sipas procedurës, Do jetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi që pritet të njoftojë vakancën dhe emrin e deputetit që do të marrë mandatin e humbur nga Salianji.

Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Korçës. Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumemërore të subjektit Partia Demokratike në këtë qark.

Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.

 

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?