Rinumërimi i votave

Opinion

Ervis Iljazaj: Opozita po legjitimon procesin zgjedhor nëpërmjet rinumërimit

24 Qershor, 22:44| Përditesimi: 24 Qershor, 22:47

  • Share

Procesit i rinumërimit duket sikur nuk ka asnjë interes për opinionin publik shqiptar. Askush, përveç atyre që e kanë profesion nuk e ka mendjen se çfarë po ndodh. Duket sikur të gjithë janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe mezi po presin të marrin pushimet. Të vetmit që janë të interesuar është ndonjë kandidat për votat preferenciale. Në fakt, procesi i rinumërimit në thelb nuk pritet të ndryshojë ndonjë rezultat.

Padyshim që është aburde të mendosh se në kutitë e votimit do të gjendeshin provat për të përmbysur një rezultat me një diferencë prej pothuajse 300 mijë votash, apo 30 mandatesh. Nëse vërtetë do të gjendeshin prova të farsës elektorale siç pretendon opozita në kutitë e votimit, pushteti do të bente çmos që mos t’i hapte ato. Madje e kundërta ndodhi. Qeveria dhe Edi Rama, me sa duket ishin të parët që u intereson rinumërimi. Të bindur se aty nuk ka asnjë provë të deformimit të rezultatit, qeveria e lejoi rinumërimin pa më të voglin hezitim sepse i intereson. I intereson në sytë e opinionit publik, por edhe në sytë e ndërkombëtarëve për të legjitimuar fitoren e tyre të thellë. Për t’i treguar të gjithëve se u bë transaprenca e zgjedhjeve.

Opozita shqiptare e gjendur ngushtë dhe për të mbështetur kauzën e saj të farsës zgjedhore nuk kishte rrugë tjetër veçse rinumërimin. Për të mbajtur dhe disa kohë të tjera militantët e saj me gënjeshtrën se ata nuk humbën por zgjedhjet u vodhën. Mirëpo, ajo që po ndodh është fakti se rinumërimi po demostron një autogol për opozitën. Nëpërmjet procesit të rinumërimit ajo nuk po bën gjë tjetër veçse po legjitmon procesin zgjedhor.

Qëndrimi i saj duket paradoksal. Nga një anë thotë se votat u vodhën, nga ana tjetër kërkon rinumërimin e tyre. Një qëndrim që jo vetëm duket paradoskal, por që po luan në favor të mazhorancës dhe Edi Ramës. Përvecse rinumërimit , opozita do të shkojë në prlament në shtator dhe kështu asgjë nuk do të ndryshojë. Ndoshta do të kemi dhe ndonjë protestë, dhe më këtë fabul do ta shtyjë aksionin e saj opozitar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke u sjellë kështu, duket në krizë të plotë. Në krizë qëndrimesh, në krizë lidershipi dhe në krizë strategjie politike. E vetmja gjë që po bën është spontaniteti që shërben vetëm për të mbajtur në krye të saj lidershipin që shkon nga humbja në humbje. Dhë nëse vashdon kështu, pa ndryshuar filozofi, lidership dhe strategji, me të gjitha gjasat do të humbasë dhe zgjedhjet e ardhshme. Është e pabesueshme se si një opozitë bën të njëjtat veprime duke pritur që ato të kenë rezultate të ndryshme. Duket sikur nuk shpëton dot nga recidivizmi që e ka kapluar dhe paaftësia për të ndryshuar.

Gjithsesi, opozita shqiptare kur kishte mundësi t’i parandalonte problematikat e zgjedhjeve në komisionin parlamentar, nuk e bëri një gjë të tillë, por u kujtua pas procesit zgjedhor. Do të ishte mirë, që kësaj here të paktën problematikat t’i adresojë përpara se të zhvillohen zgjedhjet nëse e ka këtë mundësi, sepse tashmë mazhoranca mund të arrijë fare lehtë në 84 vota, aq sa duhet për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor./Liberale

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?