Ditën e sotme i janë sekuestruar 34 pasuri në emër të Ervis Martinajt, mirëpo në listë është vënë re se mungon hotel “Arbëria” në Fushë-Milot. Ky hotel në pronësi të Ervis Martinajt, nuk është vendosur në sekuestro për motive ende të paqarta. Ka qenë pikërisht hotel ‘Arbëria’ ku policia shkoi për ta arrestuar në kuadër të operacionit ‘Dosja e Artë’, por Martinaj ishte zhdukur. Gjatë kontrollit në hotel iu gjetën armë kallashnikov, kanabis dhe dorëza janë mes sendeve.
Lajmi kryesor:
LISTA/ Sekuestro 34 pasurive me vlerë miliona euro të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, dyshohet se i vuri nga krimi! I zhdukur prej gushtit 2022
B.K./ReportTv.al