Erzen Breçani merret në pyetje: Nuk kam marrë para nga djali dhe Ervin Mata, s’isha në dijeni për trafikun e drogës! SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit

8 Dhjetor 2023, 14:51| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 15:31

  • Share

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës Erzen Brecani, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa vepra të rënda penale, ka mohuar të këtë marrë para nga djali i tij Eralbi Breçani apo nga kunati i këtij të fundit Ervin Mata. I arrestuari Breçani u mor në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit në prani të tre mbrojtësve ligjorë ku ka sqaruar marrëdhënien që kishte me Ervin Matën, si kunati i djalit të tij, ndërsa ka mohuar përfshirjen apo pasjen dijeni për trafikun e lëndëve narkotike.

Po pavarësisht deklarimeve të Breçanit, Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim pasuror për të gjitha transaksionet që janë bërë në adresë të tij apo dhe personave të afërt, bazuar në bisedat e zbardhura nga komunikimet në Sky ECC, për transferim shumash nga 350 mijë deri në 500 mijë euro. Jo vetëm për Breçanin, por edhe pasuritë e të gjithë të arrestuarve të tjerë dhe familjarëve të tyre po kalojnë në sitën e SPAK.

Ndërkohe dy ditë më parë SPAK ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri edhe të Ismail Zenelit, anëtarit të grupit që u arrestua nga policia spanjolle në ekzekutim të urdhër arrestit të lëshuar nga SPAK. Zeneli është personi që sipas dosjes hetimore donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi dyshonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Me arrestimin e Ismail Zenelit, shkon në 5 numri i të arrestuarve. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.  Ndërkohe spak ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.  

Ora 13:25
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit! U shfaq në përgjimet e ‘sky’, pjesë e grupit të Breçanit

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelit i arrestuar pak dite më parë në këtë shtet. Mësohet se kërkesa është dorëzuar të martën së bashku me vendimin e gjykatës se Posaçme qe ka vendosur per te masen arrest me burg.

Zeneli është  një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. Sipas SPAK,  Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Arrestimi i Zenelit në Spanjë u njoftua më datë 2 dhjetor, dhe që në momentin e arrestimit, autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij. 

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. I arrestuari në Spanjë, Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Një bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. Zeneli është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, pasi ndaj tij ka dhe një masë sigurie nga Gjykata e Posaçme arrest me burg.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Spaku: 09/12/2023 11:18

    O musjk po ato pergjime qe flisje per pun droge cfar jan ...qe nuk e dije cfar bente kelyshi jot? Po ti dilje ne tv e jepje men se cfar benin te tjeret e nuk e dije per kopilin tend Pastaj me 3 avokate vetem berluskoni mbrohej se e dinte qe ishte fajtor .po ti kshu e pranon qe je fajtor dhe do qe tja hedhesh me pak...por shpresojm qe te ngordhesh brenda e spaku te te heqi dhe rrobat e trupit o vk oooo specialisti i peshkut e i midhjes

    Përgjigju
  • Iris: 09/12/2023 01:48

    Kete e kane tradhetuar vete fjalet e tij,mesazhet e telefonatat me te birin qe jane dekoduar.Te berit tani te /shejtan budallait/ perpara BKH nuk e ndihmon,perkundrazi e fundos veten me keq se i shtohen akuza qe normalisht mund t'i kishte evituar po te pranonte fajin,ose te bente minimalisht /te paditurin/se sa /thelle/kishin vajtur punet! Dhe nga ana tjeter,ben dhe nje budallallek tjeter:merr tre avokate! Dhe kush merr tre avokate?-Vrases si O.J.Simpson,ose super politikane te superpaguar,ose njerez te organizatave kriminale qe kane mundesi te paguajne zyra te tera avokatore,jo njerez te thjeshte,jo shefa te thjeshte policie nen akuze dhe jo kriminele te vegjel.Numri e lloji i avokateve e pagesa e tyre varet nga financat e atyre qe i marrin.Dhe ne kete rast,Brecani i ka bere sherbimin me te keq vetes,jo vetem ka marre tre avokate,pagesa per te cilet mund te kete nje origjine te dyshimte,por dhe ata tre qe kane marre nuk kane ditur si t'a keshillonin,kur e lane te bente /te paditurin/ per gjera qe i kemi marre vesh te gjithe,jo me BKH dhe SPAK-u!

    Përgjigju
  • Tahipi: 09/12/2023 00:47

    Ti mos me qen ne dijeninë te djalit e te tjer tjer .ti di ku I ka morri syte.

    Përgjigju
  • Boba: 08/12/2023 16:35

    Ik ore maskara vdis ne burg ti bashk me djalin e kedo kujt i ke dhene mundesi te pasurohet me krim!!! Drejtori i policise ne vend qe te luftoj krimin, nuk na e dika cfare ben djali i vet. Prej vemjeve si puna e ketij largohen shqiptaret nga vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?